Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit ka ftuar deputetët që ta votojnë mocionin e mosbesimit për ta shkarkuar Qeverinë Kurti.
Ai thotë se nuk duhet shpresuar në Kurtin, pasi vetë ai e ka sjell Kosovën në drejtim humbës e me sanksione.
“Dialogu dhe qeverisja në Kosovë janë në rrugë të gabuar, po i sjell humbje e goditje Kosovës. Mundem me i listu humbjet e goditjet per Kosoven. Janë të shumta i keni deshmtu shume prej jush. Nese ne në parlament e shohim qeverinë tonë që udheheq në drejtim te gabuar dhe i sjell humbje te njëpasnjëshme ne duhet të veprojmë. Nëse dikush prej nesh ende shpreson se Kurti dhe qeveria do ta nxjerrin Kosovën nga drejtimi i gabuar, nga drejtimi humbës e sanksionet jam i bindur se do del gabim. Nuk besoj që duhet të presim qe ai që e ka sjell Kosovën në pozitën e humbjeve, te shrpesojmë qe ai do ta nxjerr. Besoj qe është detyra e paralementit qe me nxjerr Kurin dhe qeverinë nga detyra e gabuar. Ne si parlement duhet të marrim përgjegjësi, paralamenti e ka votu këtë qeveri. Ne qe ia kemi dhene besimin, iu lus shqyrtone a është në rregull me vazhdu ne këtë drejtim apo ta ndihmojmë Kosovën e Kurtin me mocion per ta shkarku. Nëse ne heshtim ne vazhdimësi, per fat te keq po bëhemi bashkepjesmarrës te gjendjes ne vend. Dita e sotme kur Kosova ulet ne tavolinë e dënuar me sanksione, duhet të bashkojmë votën me mocion mosbesimi”, u shpreh Haradinaj.