Grkovska: Për mua është thelbësore vërejtjet e SHBA-ve për ndryshimet në Kodin Penal

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.09.2023, 13:00

Zv. kryeministrja Sllavica Grkovska sot tha se ka dyshimet e saja në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal.

“Neni për konfiskimit më të zgjeruar në thelb është nen nga kabineti im. SHBA është partneri ynë strategjik dhe për mua do të jetë thelbësore vërejtjet dhe komentet e tyre për këto ndryshime. Njëjtë si dhe BE”, tha Grkovska.

Kuvendi me yll evropian dhe procedurë të shpejtuar javën e kaluar miratoi ndryshimet në Kodin Penal, sipas të cilës parashikohet ulje e dënimeve për funksionarët të cilët kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, të cilën e ka dekretuar edhe presidenti, Stevo Pendarovski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit