Gjendet një person pa shenja jete në Rahovec

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.09.2023, 09:31

Një person është gjetur pa shenja jete në Rahovec.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të martën rreth orës 19:10, në Rahovec.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit