Shqiptari arrestohet për vdekjen e 29-vjeçarit Aldo Gjoka në Itali

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.09.2023, 23:13

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi akuzohet për aksidentin ku humbi jetën më 7 shtator Aldo Gjoka, 29-vjeçari me origjinë shqiptare.

Në prangat e policisë italiane ka rënë Rezeart Turku, 44 vjeç, me origjinë shqiptare, por banues në Otranto.

44-vjeçari është drejtuesi i mjetit Jaguar mjeti me të cilin u përplas motori që drejtohej nga i riu shqiptar.

Autoritetet italiane kanë lënë në arrest shtëpie 44-vjeçarin i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Rezultatet e toksikologjisë dhe analizave të alkoolit për shqiptarin Turku do hedhin dritë në zbardhjen e aksidentit tragjik.

Mëngjesin e djeshëm i është dhënë lamtumira e fundit Aldo Gjokës, me varrimin e bërë në Katedralen e Leçes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit