Gys Verdho harxhon 62 milionë për të larë WC-të e KESHIT

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.09.2023, 22:26

Ju kujtohet shprehja “Jepi Gysi”? Dikur e përdornim kur Ergys Verdho bënte namin duke vjedhur fondet e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Por duket se avazi i vjetër i tij po vazhdon fuqishëm edhe tek institucioni tjetër ku e kanë caktuar, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.

Ky Gysi i KESHIT jo vetëm që i bën paratë rrush e kumbulla por edhe tenderat i ka tepër të dyshimtë për nga mënyra e organizimit dhe shpalljes së fituesit. Në rastin konkret del se Gysi do harxhojë rreth 62 milionë lekë të vjetra me TVSH për të larë WC-të e KESHIT.

Bëhet fjalë për një tender që ka si objekt “Blerje artikuj higjeno-sanitare për KESH sh.a” me një fond limit prej 5,896,285 lekë të reja pa TVSH ose rreth 70 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Kjo procedurë mban numrin e referencës REF-76455-07-31-2023.

Nëse shohim dokumentacionin e saj fillojnë edhe dyshimet për parregullsi. Vihet re se kanë marrë pjesë 5 kompani. Nga këto, 2 kompani kanë ofruar shifra më të ulëta sesa firma fituese ndërsa njëra prej tyre ka ofruar zero lekë.

Kuptohet se kjo e fundit ka hyrë në garë sa për numër për të justifikuar faktin se gjoja ka patur konkurrencë. Nërkaq fituese është shpallur firma KALIA shpk në pronësi të Ali Kalia. Kjo kompani ka ofruar vlerën 5,249,210 lekë të vjetra pa TVSH ose rreth 62 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Kjo shifër është sa 90% e fondit limit. Pra Ergys Verdhos i janë dashur të shpenzojë plot 62 milionë lekë për të larë tualetet e KESHIT. Si duket punonjësit e tij bëjnë pis më shumë se ç’duhet, ndoshta për shkak të parave të tepërta të marra nën dorë nga tenderat e dyshimtë si ky i sotmi. Jepi Gysi!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit