Në orën 20:45, ka startuar ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës e vlefshme për kualifikueset e Euro2024.
Por në minutën e 22-të, ndeshja është pezulluar pasi në tribuna është shfaqur një baner me shkrimin: Kosova është Serbi.
Përveç thirrjeve raciste, huliganët kanë hedhur edhe mjete piroteknike në stadium.
Kaq ka mjaftuar që gjyqtari të pezullojë ndeshjen, ndërsa nuk dihet se çfarë do ndodhë në vijim.