Gjest i ulët i tifozëve të Rumanisë në momentin e intonimit të himnit të Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.09.2023, 21:04

Kosova do të luajë sot (e martë) në udhëtim te Rumania në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”. Tifozët e Rumanisë e kanë fishkëllyer himnin e Kosovës.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Arena National”, duke filluar nga ora 20:45.

Ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, e zhvilluar në muajin qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pati përfunduar pa gola.

Rumania renditet në vendin e dytë në Grupin I, me 9 pikë, nga pesë ndeshje, teksa Kosova pozicionohet në pozitën e pestë me katër pikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit