Investigimi i Gazeta Korrieri konfirmon se Air Albania ende pa bilanc është e falimentuar “de facto”, por ende “de jure”, drejtor Sinani më shumë në Stamboll dhe Tiranë, kontrolli me celular dhe harbimet që po u kushtojnë shqiptarëve miliona
Kompania Air Albania duket të jetë shembulli tipik i bizneseve që ngrihen mbi tekat dhe interesat direkte të liderëve dhe oligarkëve përreth tyre se sa mbi rregullat bazë të biznesit dhe ligjin “qiellor” të kërkesës dhe ofertës.
Bilanci i 2018. Air Albania e falimentuar , kompania pa bilanc po ha dhe paratë tona: Turqit me drejtor Sinanin bëjnë “pallë ariu” me rroga faraonike
Gazeta Korrieri mëson se kompania ka katër vite tashmë që nuk dorëzon bilancin pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), situatë e cila nga çdo ekonomist me njohje bazike të ligjit do të lexohej si falimenti i një kompanie.
Por, Air Albania vijon të bëjë sikur punon pa shpallur falimentin dhe pa deklaruar bilancin edhe pse burime nga brenda kompanisë bëjnë me dije se tashmë prej shumë muajsh kompania është duke ezauruar edhe kapitalin e aksionerëve që janë shteti shqiptar, biznesmeni shqiptaro-turk Sinan Idrizi dhe shteti turk përmes Kompanise THY.
QKB konfirmon se kompania Air Albania nuk ka dorëzuar bilanc edhe për vitin e katërt duke qenë “de facto” e falimentuar
Burime bëjnë me dije se kompania është praktikisht e falimentuar, jo rentabël që prej ditës së parë të fluturimit dhe nuk dihet se sa do të vijohet me përdorimin e kapitalit, i cili tashmë është në “frymën” e fundit.
Air Albania mbylli vitin 2018 me 120 milionë lekë humbje, por ato janë të dhëna të vitit të parë të operimit të shkurtër të kompanisë dhe nuk pasqyrojnë në fakt realitetin e gropës së madhe.
Ky është në fakt edhe viti i fundit kur kompania ka dorëzuar bilanc dhe që prej atëhere nuk dihet më se çfarë ndodh me të, ku shkojnë paratë e biletave, sa kushton operimi, sa janë kostot dhe në çfarë periodiciteti bëhet mirëmbajtja e avionëve.
Ekstrakti i Air Albania nga QKB
Ylli Manjani, ish-ministër drejtësie dhe njohës i mirë i ligjeve tregonte më herët përmes një statusi në Facebook se një kompani që nuk dorëzon bilanc është e falimentuar. Një vit më parë, QKB pezulloi kompaninë Air Albania pasi nuk kishte deklaruar pronarët përfitues të saj.
Atëhere, ministrja Balluku tha se bilancet do të dorëzoheshin brenda ditës dhe se deklarimi do të bëhej, por u bë një vit dhe kompania nuk ka dorëzuar ende asgjë.
Flota e mangët dhe fiksimet e drejtor Sinanit
Fakti që është e falimentuar tashmë konfirmohet edhe nga performance e dobët e kompanisë Air Albania në drejtim të destinacioneve dhe flotës së avionëve.
Kryeministri Rama deklaroi disa vite më parë se Air Albania do të kryente fluturime Tiranë-New York. Kjo nuk ndodhi kurrë! Madje, me flotën pre tre avionësh që ka Air Albania tani nuk mundet t’i afrohet oqeanit e jo më ta kalojë atë.
Air Albania është ndoshta kompania unike në botë që nuk ka të deklaruar flotën e saj të avionëve, por nga të dhënat e siguruara nga Gazeta Korrieri, rezulton se në flotë është një Airbus A319 dhe dy Airbus A320 të vjetër.
Të vetmit me kapacitet pak më të madh dhe që mund të fluturojnë pak më larg janë “Naimi” dhe “Fishta”, pra avionët “Airbus A320”, por as që mund të mendohet që të kalojë oqeanin.
Për të bërë këtë, Air Albania-s i duhet të paktën një Airbus A330 ose ndonjë Boeing 757 (avionë më të mëdhenj), por kjo mbetet në kuadër të imagjinatës tashmë që kompania cilësohet e falimentuar “de facto”.
Harbimet e drejtorëvedhe skllavërimi i stafit
Deri më tani Air Albania është parë si një kompani për t’u vjelë nga top-managementi, të cilët kanë caktuar paga faraonike për vete duke keqpaguar ndërkohë stafin e shërbimit, të cilët përballen çdo ditë me pakënaqësitë e udhëtarëve.
Gazeta Korrieri posedon një numër dëshmish nga stafi i brendshëshm që konfirmojnë se gjendja është bërë e padurueshme me turqit që sillen si “bejlerë” ndaj stafit të keqpaguar shqiptar.
Administratori Sinan Dilek, një turk Anadolli i besuar i menaxherëve të THY, njihet në Tiranë për shijet e tij të çuditshme të luksit dhe jo vetëm.
Korrieri mëson se më shumë rri në Stamboll se në Tiranë ku edhe ka kompaninë që duhet të drejtojë duke komanduar me celular.
Në profilin e tij në Facebook, Sinan Dilek thotë se ka qenë edhe punonjë dyqani në një prej pazareve të Stambollit, ndërsa nuk e fsheh që është pjestar i rrjeteve të islamike në Turqi. /Gazeta Korrieri.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Turisti në Shkodër
I pari në listë është turisti në Shkodër, i cili i vetëm mblidhte para për të ushqyer qentë e rrugës. Ai i binte kitarës në pedonale dhe priste që qytetarët t’i hidhnin ndonjë të hollë për të ndihmuar katërputroshët.
Ardian Ismajli
I dyti në listë është Ardian Ismajli. Ai është në këtë listë, pasi na tregoi se sa e rëndësishme është nëna. Ismajli, pas mbarimit të ndeshjes me Poloninë, veprimin e parë që bëri ishte përqafimi i nënës. Ai shkoi jashtë fushe dhe përqafoi me mall nënën e tij, e cila e uroi për fitoren.
Polici i rrugores
I treti është polici i rrugores në Tiranë, i cili ndihmoi të moshuarin që të kalonte rrugën. Ai ndaloi qarkullimin e makinave, mori të moshuarin prej krahu dhe e kaloi në anën tjetër të rrugës.
Mërgim Vojvoda
I katërti në listë është Mërgim Vojvoda, futbollisti i kombëtares së Kosovës, i cili nuk u tremb aspak nga ulërimat e rumunëve që thërrisnin fort “Kosova është Serbi”. I qetë dhe i guximshëm ai bëri shqiponjën me duar përballë tyre.
Shqiptarët në Greqi
Të pestët në listë janë shqiptarët në Greqi, të cilët me gomonen e tyre shpëtuan 800 grekë nga përmbytjet që përfshinë zonën e Larisës në Greqi. Të gjithë i pamë videot, ku shqiptarët mbanin mbi supe të moshuar grekë që i nxirrnin nga uji.
Turistet nga Ukraina
Turistet nga Ukraina, të cilat morën nismën për të pastruar plazhin në Vlorë. Ato pastruan çtë gjenin në breg të detit. Plehrat ishin lënë aty nga qindra pushues shqiptarë.
Zjarrfikësi i Tiranës
I shtati në listë është zjarrfikësi i Tiranës, i cili me një litar të lidhur në brez, hyri nga ballkoni për t’i ardhur në ndihmë një të moshuare që ishte bllokuar brenda banesës. Edhe pse në kushte të këqija ai nuk u mendua dy herë për këtë veprim.
Afrim Bunjaku
I teti në listë është efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai u vra tinzërisht nga terroristët serbë, të cilët ishin në përpjekje për të aneskuar veriun e Kosovës. Polici i Kosovës humbi jetën në përplasje me këta terroristë. Ai la pas dy fëmijë.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
I riu që qëllonte me armë macet
I pari në listë është i riu që dilte nëpër Tiranë dhe qëllonte me armë macet. Ai u procedua nga policia, teksa u mësua se ishte në bashkëpunim me një person tjetër.
Gëzim Kalia
I dyti është lezhjani, Gëzim Kalia, që i jepte hashash një të mituri. Për më tepër ai e filmonte këtë veprim dhe e postoi në Tik-Tok. Sipas të riut, kush pi hashash në atë moshë është gangster. Pas publikimit të pamjeve nga JOQ, ai u arrestua.
Tan Gjyla
I treti është Tan Gjyla i Lushnjes. Ai është për herë të dytë në këtë listë, por për të njëjtën arsye. Tan Gjyla u filmua teksa torturonte qenin e tij. Ai e hidhte me forcë në shatërvanin në qendër të qytetit.
Edukatoret që dhunuan fëmijën
Edukatoret që dhunuan fëmijën në Kosovë, në çerdhen shtetërore “Gëzimi Ynë”. Në kamera u panë që ato tërhiqnin zvarrë fëmijën dhe e godisnin atë.
Klered Bozhani
I pesti është Klered Bozhani, 42-vjeçari, i cili qëlloi me armë efektivin e repartit “Shqiponja”. Ky i fundit ishte duke i bërë kontroll Bozhanit, por ai e qëlloi me armë. Fatmirësisht, efektivi i policisë, është jashtë rrezikut për jetën.
Nëna që i jepte hashash fëmijës
E gjashta është nëna që i jepte hashash fëmijës të porsalindur. Ajo e postonte atë me krenari në Tik-Tok.
Tre hajdutet nga Elbasani
Në listë janë edhe tre gratë nga Elbasani, që kishin një skemë për vjedhje në disa dyqane. Dy prej tyre hiqeshin sikur blinin dhe tjetra vidhte produkte çfarë të mundte.
Milan Radojiçiç
Milan Radojiçiç, nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë, që udhëhoqi sulmin terrorist në veriun e Kosovës. Ai u filmua brenda Manastirit të Banjskës. Radojiçiç është shkaktari kryesor i vrasjes së efektivit të policisë, Afrim Bunjaku.