Kaos fluturimi i WizzAir Milano-Tirana dhe anasjelltas, shqiptarët presin në aeroporte prej shumë orësh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.09.2023, 15:05

WizzAir pasi bullizoi shqiptarët për veshjen e tyre, tani iu është rikthyer torturave me vonesa, e hipje-zbritje nga avionët.

Dy denoncime kanë mbërritur së fundmi në redaksinë tonë, për këtë linjë ajrore dhe fluturimin Milano-Tirana dhe Tirana-Milano.

Së pari një qytetare thotë se WizzAir pasi i ka lënë 3 orë në pritje për fluturimin Milano-Tiranë, i ka zbritur nga avioni sapo ata kishin hipur duke iu thënë se ishte prishur avioni. Por sikur të mos mjaftonte kjo, qytetarja thotë se kanë pritur edhe 3 orë të tjera për të shkuar në hotel pasi nuk kishte autobus.

Edhe kur kanë shkuar në hotel, qytetarja thotë se WizzAir iu ka thënë se do fluturonin drejt Tiranës me fluturimin e mëngjesit, por as kjo s'ka ndodhur. Ajo thotë se pasagjerët janë detyruar të marrin vetë taxi nga 100 euro për të shkuar në aeroport, pasi WizzAir nuk iu ka dhënë asnjë para mbrapsht.

Ndërkohë një qytetare që do të udhëtojë nga Tirana për në Milano me WizzAir thotë se që prej mbrëmjes së kaluar janë duke pritur në aerorport pasi fluturimi u anullua pasi kishin bërë check-in dhe kishin pritur 2 orë.

Ajo thotë se janë nxjerrë nga aeroporti pa iu ofruar asnjë hotel apo shërbim tjetër. Sot që kanë patur fluturimin në orën 13:00, ajo thotë se e kanë shytrë sërish pa dhënë asnjë lloj shpjegimi. Qytetarja thotë se ndodhet në aeroport me 3 fëmijë, por askush nuk do t'ia dijë për këtë fakt.

Denoncimi numër 1:

Prsh joq, Udhtova me kompani wizz air dhe na lan per t prit 3 or pastaj na hypen ne avion dhe na nxjerren perseri per prishje avioni nderkoh qe e dinin shum mire qe nuk do niseshim, tani fluturimin nuk dihet kur do e bejm. Po presim perseri skishte autobus tna merrte nga hoteli tani snisin avjonin se ska staf. Kemi prit 3 or ne aroport dje naten deri ne 2 per autobus tani nuk na hypin

Kemi pas fluturim dhe na ndaluan 3 or per t prit per tu fut n avion kur u futem ne avion na than per t dal sepse u prish motorri nderkoh qe e dinin shum Mir qe avioni nuk do nisej. Pse na futen ne avion. Pasi dolem kemi prit 3 or per tna cu n hotel dhe justifikimi ishte qe ska pas autobus. Mir n oren 2 t nates na cuan n hotel dhe na than qe do vim tju marrim ne 8 tmgjesit per fluturimin e rradhes ne oren 10 e gjysem. Dhe kemi prit e ska pas autobus as taksi sipas atyre. Pastaj kemi gjet vet taksi dhe kemi pagu 100 euro. Dhe na than qe do na japin lekt Dhe Sna I dhan. Dmth vonojn fluturimin mezi gjejn hotel nuk na qojne ne hotel dhe ne fund sjapin lek sjapin refund Milano rinas wizz air

Denoncimi numër 2:

Pershendetje jena ne rines mrem pa pritur mas qe berem cekinin dhe kishim 2 or ne pritje u annulluar avioni. Na nzorren jasht pa hotel pa as nje gje. Sot ne oren 1 do u benete nisja prap e kan spostuar si orar. As nuk dim gje a do niset a jo. Ka njet ktu qe presin nga 3 dit per me u nis po me ket fluturim. Jan ne rradh ktu italianet te deshperuar...un vet kam 3 femi as nuk duan tja din me dhen as nje lloj sjarimi

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Turisti në Shkodër
    I pari në listë është turisti në Shkodër, i cili i vetëm mblidhte para për të ushqyer qentë e rrugës. Ai i binte kitarës në pedonale dhe priste që qytetarët t’i hidhnin ndonjë të hollë për të ndihmuar katërputroshët.
    Ardian Ismajli
    I dyti në listë është Ardian Ismajli. Ai është në këtë listë, pasi na tregoi se sa e rëndësishme është nëna. Ismajli, pas mbarimit të ndeshjes me Poloninë, veprimin e parë që bëri ishte përqafimi i nënës. Ai shkoi jashtë fushe dhe përqafoi me mall nënën e tij, e cila e uroi për fitoren.
    Polici i rrugores
    I treti është polici i rrugores në Tiranë, i cili ndihmoi të moshuarin që të kalonte rrugën. Ai ndaloi qarkullimin e makinave, mori të moshuarin prej krahu dhe e kaloi në anën tjetër të rrugës.
    Mërgim Vojvoda
    I katërti në listë është Mërgim Vojvoda, futbollisti i kombëtares së Kosovës, i cili nuk u tremb aspak nga ulërimat e rumunëve që thërrisnin fort “Kosova është Serbi”. I qetë dhe i guximshëm ai bëri shqiponjën me duar përballë tyre.
    Shqiptarët në Greqi
    Të pestët në listë janë shqiptarët në Greqi, të cilët me gomonen e tyre shpëtuan 800 grekë nga përmbytjet që përfshinë zonën e Larisës në Greqi. Të gjithë i pamë videot, ku shqiptarët mbanin mbi supe të moshuar grekë që i nxirrnin nga uji.
    Turistet nga Ukraina
    Turistet nga Ukraina, të cilat morën nismën për të pastruar plazhin në Vlorë. Ato pastruan çtë gjenin në breg të detit. Plehrat ishin lënë aty nga qindra pushues shqiptarë.
    Zjarrfikësi i Tiranës
    I shtati në listë është zjarrfikësi i Tiranës, i cili me një litar të lidhur në brez, hyri nga ballkoni për t’i ardhur në ndihmë një të moshuare që ishte bllokuar brenda banesës. Edhe pse në kushte të këqija ai nuk u mendua dy herë për këtë veprim.
    Afrim Bunjaku
    I teti në listë është efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai u vra tinzërisht nga terroristët serbë, të cilët ishin në përpjekje për të aneskuar veriun e Kosovës. Polici i Kosovës humbi jetën në përplasje me këta terroristë. Ai la pas dy fëmijë.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu që qëllonte me armë macet
    I pari në listë është i riu që dilte nëpër Tiranë dhe qëllonte me armë macet. Ai u procedua nga policia, teksa u mësua se ishte në bashkëpunim me një person tjetër.
    Gëzim Kalia
    I dyti është lezhjani, Gëzim Kalia, që i jepte hashash një të mituri. Për më tepër ai e filmonte këtë veprim dhe e postoi në Tik-Tok. Sipas të riut, kush pi hashash në atë moshë është gangster. Pas publikimit të pamjeve nga JOQ, ai u arrestua.
    Tan Gjyla
    I treti është Tan Gjyla i Lushnjes. Ai është për herë të dytë në këtë listë, por për të njëjtën arsye. Tan Gjyla u filmua teksa torturonte qenin e tij. Ai e hidhte me forcë në shatërvanin në qendër të qytetit.
    Edukatoret që dhunuan fëmijën
    Edukatoret që dhunuan fëmijën në Kosovë, në çerdhen shtetërore “Gëzimi Ynë”. Në kamera u panë që ato tërhiqnin zvarrë fëmijën dhe e godisnin atë.
    Klered Bozhani
    I pesti është Klered Bozhani, 42-vjeçari, i cili qëlloi me armë efektivin e repartit “Shqiponja”. Ky i fundit ishte duke i bërë kontroll Bozhanit, por ai e qëlloi me armë. Fatmirësisht, efektivi i policisë, është jashtë rrezikut për jetën.
    Nëna që i jepte hashash fëmijës
    E gjashta është nëna që i jepte hashash fëmijës të porsalindur. Ajo e postonte atë me krenari në Tik-Tok.
    Tre hajdutet nga Elbasani
    Në listë janë edhe tre gratë nga Elbasani, që kishin një skemë për vjedhje në disa dyqane. Dy prej tyre hiqeshin sikur blinin dhe tjetra vidhte produkte çfarë të mundte.
    Milan Radojiçiç
    Milan Radojiçiç, nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë, që udhëhoqi sulmin terrorist në veriun e Kosovës. Ai u filmua brenda Manastirit të Banjskës. Radojiçiç është shkaktari kryesor i vrasjes së efektivit të policisë, Afrim Bunjaku.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit