Marsel Vangjeli shkëlqen në Vjenë, shqiptari i parë në Federatën Ndërkombëtare Bodybuilding

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.09.2023, 16:02

Marsel Vangjeli, është shqiptari i cili para pak ditësh nderoi Flamurin Kombëtar Kuq e Zi, në Vjenë.

Kjo është një arritje e madhe e sportistit të shquar shqiptar i cili tashmë ka bërë historinë duke fituar garën e Bodybuilding.

I riu shqiptar, në datë 2 shtator në Vjenë të Austrisë, ka fituar në kategorinë për peshat e rënda, duke u shpallur kampion i kampionëve.

Vangjeli, me përmasa ideale të parametrave truporë, ka fituar Pro Card dhe kualifikimin për Mr.Olympia që bëhet në Las Vegas.

Tashmë, Marsel Vangjeli, do të jetë i pari shqiptar, pjesë e IFBB PROFESSIONAL LEAGUE.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit