Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një mesazh, ku shkruan se pak pas mesante në një klub nate në Tiranë ka ndodhur një përplasje me armë. Me nënshtetësi italiane, shqiptari që ka ardhur në Tiranë me pushime, shkruan se në një klub nate, të quajtur "Checkpoint Club", ka parë ngjarje makabër me sy.
Sipas qytetarit, në këtë lokal nate, ka kërcitur pistoleta, si të ishte në Sinaloa Mexico. Më tej, qytetari, i cili ka qenë dëshmitarë në vendin e ngjarjes, shkruan se gjatë konfliktit të dhunshëm në lokalin e natës, "Checkpoint Club" ka pasur edhe gjuajte me gota kokës.
I shqetësuar pas ngjarjes, qytetari kërkon të dijë se përse bodyguard-ët e lokaleve të natës, nuk bëjnë kontrollet minimale të personave që futen në klub. Ndërkohë nuk dihet nëse nga ngjarja ka të plagosur apo viktima, teksa pritet një njoftim nga policia.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje joq. Jam nje qytatar shqiptar me nenshtetesi italiane erdha me pushime ne tirane dola ne nje club i cili quhet checkpoint pashe makaber me sy kerciti pistoleta si te ishim ne sinaloa mexico kerciten gotat kokes u gjakosen njerzit nuk e kuptoj kto lokalet nates me badigard te cilet nuk bejme minimale nje kontroll tek dera, mjer ne ku jetojme.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar kamarieri i lokalit të natës. Për JOQ, punonjësi i klubit shkruan se nuk ka pasur përplasje me armë, por vetëm thjesht janë zënë me grushte.
Pas denoncimit të klientit reagon kamarieri:
Ky eshte sherri, nuk ka pasur arme thjesht jane zene me grushta.