Roli i Kishës Katolike gjatë periudhës së nazizmit në Gjermani dhe Austri, si dhe fashizmit së Benito Mussolinit në Itali, konsiderohet me shumë ndikim. Janë publikuar dokumente të rëndësishme që tregojnë që Kisha Katolike në Romë i ka fshehur më shumë se 3.000 hebrenj nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Theksojmë që dokumentet e Institutit Biblik Papnor përshijnë emrat e 3.600 personave, të cilët janë ndihmuar nga urdhrat katolikë. Bëhet e ditur se dokumentet janë përpiluar nga të krishterët pas çlirimit të kryeqytetit italian nga nazistët, në qershor të vitit 1944.
Ato janë përdorur si bazë për studim nga historiani italian Renzo de Felice më 1961, mirëpo më vonë janë konsideruar si të humbura për dekada. Papa Pius XII, i cili ka qenë në krye të Selisë së Shenjtë në periudhën 1939 – 1958, është kritikuar nga historianët për marrëveshjet me Gjermaninë naziste dhe është akuzuar se ka qenë i heshtur gjatë Holokaustit.