QSUT “rrjep” edhe përmes faturës së parkimit/ Pacienti: S’është normale në spital shtetëror

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.09.2023, 21:53

Spitali shtetëror “Nënë Tereza” vazhdon të zhvasë qytetarët, ku përpos shërbimeve mjekësore që ofrohen nëpërmjet ryfshetit, një tjetër kosto e kripur është edhe fatura e parkimit.

Ky shqetësim ngrihet nga një qytetar i cili i është drejtuar ‘JOQ Albania duke denoncuar se teksa u paraqit në spital për të marrë një shërbim shëndetësor, u përball me një faturë të parkimit me një çmim aspak normal.

Këtë çmim prej 1000 lekësh, pacienti e pagoi për një fashë orari të tillë nga ora 08:00:19:00.

Në një situatë të tillë kur kemi të bëjmë me një spital shtetëror, për të cilin paguhen taksa, qytetari kërkon zgjidhje për këtë problem që sipas tij po zhvat xhepat e pacientëve.

QYTETARI SHKRUAN:

Sot erdha tek QSUT, tek Nen Tereza me makinen time pasi pata nje problem shendetsor, pasi mbarova pune aty vajta per te mar makinen pagesa per parkimin qe ndejta aty ishte shum i larte, nuk esht normale ne nje spital shteteror ku paguaj taksa per te marr sherbim dhe fatura e parkimit esht kaq shtrejt. Duke patur besim ne zgjidhjen e ktij problemi nga faqia juaj, ishalla gjejm zgjidhje se na rropen nga leket.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit