“Shëndetësia falas” është kjo një nga frazat më të shpeshta të kryeministrit Rama. Por në të vërtetë shendetësia në vendin tonë lë shumë për të dëshiruar.
Mjekë e infermierë që ikin, kushte skandaloze në spitale, mungesë të aparaturave mjekësore dhe qytetarë që iu duhet të fusin dorën në xhep për të marrë shërbimin, janë këto disa nga problemet që denoncohen vazhdimisht në redaksinë e JOQ Albania.
Së fundmi një shqiptar nga Kosova i është drejtuar redaksisë më një denoncim për spitalin e Kavajës. Qytetarit, i cili po shijonte disa ditë pushime në plazhin e Golemit, i është dashur t’i drejtohet spitalit të Kavajës pasi djali i tij ka shfaqur probleme shëndetësore.
Në momentin që ka shkuar në spital është përballur me mungesë shërbimi dhe i është komunikuar që nuk ka pediatër. Qytetari shton se ndonëse gjendja e fëmijës së tij ishte e rëndë, 3 mjekët që kanë qenë në turn nuk “denjonin” ta merrnin rastin përsipër që të paktën t’i jepnin një ndihmë të parë.
Turistët ‘ekzaminojnë’ në këtë mënyrë gjendjen alarmante të shëndetësisë në vendin tonë, në një kohë kur kryeministri Rama i ka bërë ‘refren’ shifrat e larta të turizmit.
Meqë ish-ministrja Ogerta Manastirliu nuk bëri asgjë për shëndetësinë, pavarësisht tenderave të kripur, shpresojmë që ministrja e re Albana Koçiu të bëjë detyrën dhe të justifikojë taksat e shqiptarëve.
Shqiptari nga Kosova shkruan: