Propaganda e qeverisë me librat falas, prindi: Janë në gjendje skandaloze

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.09.2023, 18:53

Para pak ditësh u bë e ditur se nxënësit e shkollave 9-vjeçare publike do të përfitojnë libra të rinj pa pagesë.

Kjo duket që është propaganda e radhës e qeverisë sepse denoncimet e qytetarëve tregojnë një realitet ndryshe.

Së fundmi, në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një mesazh denoncues nga një prind, fëmija e të cilit është në klasën e pestë, në shkollën “Vasil Shanto”, Tiranë.

Prindi shkruan se dje ka marrë librat shkollorë të djalit të tij dhe ka konstatuar se gjendja e tyre është skandaloze, të përdorura dhe jo të reja siç u premtua.

Për të vërtetuar këtë denoncim prindi ka dërguar pranë medias së JOQ, foto ku shihet qartazi se librat janë copë-copë.

DENONCIMI I QYTETARIT:

Pershendetje, Jam prind i nje femije te klases se peste, shkolla Vasil Shanto. Doja te dija nese ju keni ndonje info per librat mqs shteti tha qe do i jepnin te rinj deri ne klasen e nente. I morem dje dhe librat jane ne gjendje skandaloze te gjithe. Jo vetem aq por edhe fletoret e punes jane te perdorura. Ju lutem, nese keni mundesi publikojeni pa emer. Gjithe te mirat! Jane te plotesuara, te gjitha. Si mund te mesoj femija keshtu? Jemi te detyruar ti blejme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit