Ditën e djeshme JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një të riu i cili kishte dëmtuar këmbën e megjithatë u fut në poliklinikën e Vlorës për të denoncuar mungesën e shërbimit nga mjekët.
Qytetari u shpresh se mjekja Sumela Idrizaj nuk i jepte shërbim edhe pse ai ishte me këmbë të vrarë, sakat me paterica. Duke marrë shkas nga kjo video, mjekja në fjalë me i është drejtuar redaksisë tonë për të dhënë versionin e saj mbi ngjarjen.
Sipas saj, pacienti që ka denoncuar rastin në fjalë ka qenë i paduruar dhe nuk ka pritur që mjekja të mbaronte punën në spital dhe pastaj të merrej me të.
Mjekja e ka quajtur videon e qytetarit jo reale dhe shkruan se me këto video ulet besimi i qytetarëve tek shëndetësia.
“Mjeku gezon nje profil ne publik, me kete video ju ulni besimin e pacienteve ne sherbimin ne Vlore, ulni besimin tek mjekesia dhe keshtu ulni dhe integritetin tim si mjeke. Dhe kjo nuk eshte e drejte. Pacientevr u shpjegohey vazhdimisht qe duhet te presin mjekun nga spitali, jo nga kafja.
Poliklinika ofron sherbim ambulator, aspak urgjent. Dhe sot ne pritje ska patur asnje urgjence, pasi spitali eshte hapur per cdo urgjence”,-shton ajo në reagimin e saj.
Reagimi i plotë i mjekes:
Si jeni ? Uroj te jeni mire. Une quhem Sumela Idrizaj. Jam mjeke Neurologe ne spitalin e Vlores.
Sot po shikoj nje video ne emrin tim. Permbajtja e videos eshte e tille qe cenon te drejten time si mjeke por dhe si individe.
Ju jeni nje media qe ndiqeni ne te gjithe Shqiperine, me impakt, por kjo nuk u jep te drejten te publikoni video jo reale. Po jua shpjegoj me pika :
1. Ne spitalin e Vlores jane dy mjek Neurolog Dr Erjon Koka dhe une Dr Sumela Idrizaj ( Gjata ). Aktualisht dr Erjon Koka eshte me leje, kjo qe vertetohet me dokumentacion ne Drejtorine e Vlores. Ne kemi dhe spitalin dhe polikliniken. Si dite te hene mjeku Neurolog shikon spitalin, shtrimet e dy diteve pushim, dhe smund te ofroj nje sherbim poliklinike qe ne mengjes, pasi spitali ka shtrime dhe pacient qe jane rende. Une sot kam qene ne spital deri ne 12:30, dhe kam zbritur ne poliklinike per te ofruar sherbimin per oret e mbetura vetem qe te mosbeteshin pa sherbim.
Kjo video e nje pacienti te paduruar, qe pervec kesaj video ka lene nje shenim ne poliklinike me kercenime dhe mallkime per femijet e mi. Une nuk mendoj se ky eshte qellimi juaj te publikoni genjeshtrat.
2. Ka paciente qe kane pritur te vij sherbimi nga une dhe sot e kane marre.
3. Une si mjeke ndihem e fyer te shikoj nje Video te pabazuar ne fakte. Ju lutem kerkoj qe kjo video te hiqet nga profili juaj, dhe kete e kerkoj me qetesine me te lehte. Nuk jam e shqetesuar per publikimin me shume se te pavertetat qe fsheh.
4. Mjeku gezon nje profil ne publik, me kete video ju ulni besimin e pacienteve ne sherbimin ne Vlore, ulni besimin tek mjekesia dhe keshtu ulni dhe integritetin tim si mjeke. Dhe kjo nuk eshte e drejte. Pacientevr u shpjegohey vazhdimisht qe duhet te presin mjekun nga spitali, jo nga kafja.
5. Poliklinika ofron sherbim ambulator, aspak urgjent. Dhe sot ne pritje ska patur asnje urgjence, pasi spitali eshte hapur per cdo urgjence.
Faleminderit
View this post on Instagram