“Të mbeta në dorë o Bekim”/ Video e dhunës ndaj policit dhe vëllait të tij, ulërima e të qara

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.09.2023, 17:16

Në rrjet është publikuar një tjetër video e dhunimit të policit dhe vëllait të tij, ngjarje e regjistruar në datën 2 shtator. Sherri ka ndodhur konkretisht në rrugën "Besim Alla" në Tiranë, teksa në videon e publikua së fundmi dëgjohen të bërtiturat e personave që dhunohen.

Autorët mësohet se kanë dhunuar policin dhe vëllain e tij me shkopinj gome e shkelma, teksa videoja është xhiruar nga banorët e zonës në sheshin e një pallati në rrugën ku ndodhi sherri. “Të mbeta në dorë o Bekim”, dëgjohet t'i thotë një prej të dhunuarve, dhunuesit.

Në videon e filmuar, dëgjohet edhe personi që filmon 8i cili thotë i trembur: “E rrahën”. Për ngjarjen në fjalë, dyshohet se 7 persona i kanë bërë pritë efektivit të policisë duke i bllokuar rrugën në momentin që u fut me makinë në sheshpushimin e pallateve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit