Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme te kthesa e Valiasit. Mësohet se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve në këtë vend ka humbur jetën një 22-vjeçare. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00. bëhet e ditur se makina me shofer shtetasin me iniciale H. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. O., babai dhe pasagjere shtetasen F. O., 22 vjeçe, vajza. Si pasojë e aksidentit shtetasja F. O., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi H. S., është shoqëruar në komisariat.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 03.09.2023, rreth orës 13:00, te kthesa e Valiasit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin H. S., me automjetin me drejtues shtetasin Sh. O., (babai) dhe pasagjere shtetasen F. O., 22 vjeçe (vajza). Si pasojë e aksidentit shtetasja F. O., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi H. S., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.