Në Shqipëri, ndërtimet pa leje shtohen çdo ditë e më shumë.
Por në të shumtën e rasteve këto ndërtime janë jashtë çdo lloj standardi duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.
Kështu po ndodh edhe në Vlorë, te Uji i Ftohtë.
Një banore e kësaj zone i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar ndërtimin e një pallati pa leje që po iu rrezikon jetên çdo ditë e më shumë.
Ajo thotë se një pallat pa leje që po ndërtohet ka shembur anën e malit dhe po rrezikon pallatin tjetër aty pranë.
Ajo ka arritur të sigurojë pamjet e shembjes së anës së malit për shkak të themeleve të pallatit të ri që po ndërtohet.
Për shkak të kësaj shembje, ajo thotë se pallati tjetër është boshatisur nga banorët pasi jeta e tyre është në rrezik.
Për këtë pallat pa leje që po ndërtohet, ajo thotë se janë ankuar te Bashkia, IKMT, ministri Taulant Balla dhe kryeministri Edi Rama, por ende nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.
Denoncimi i banores:
Mirmbrema. Kemi koh qe ngrem problemin e nje pallati pa leje te rrapi uji i ftoht vlore. I kemi shkr rames balles se polici bashki ikmt asnje smer masa
Mbrem ra komplet, ky eshte pseudo ndertusi pas renies se pilotave, po te nia foto dhe video nga shtepia Por eshte pa leje.