U prek nga poliomeliti kur ishte 6-vjeç, Paul mbijeton 70 vite në një ‘mushkëri hekuri’

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.09.2023, 15:11

Paul Alexander ishte vetëm gjashtë vjeç kur u prek nga poliomieliti, i cili e la të paralizuar nga qafa e poshtë. Në pamundësi për të marrë frymë vetë, ai u vendos brenda një tubi të veçantë të quajtur "mushkëri hekuri", e cila e mban gjallë që nga viti 1952.

Edhe pse Paul jeton i varur nga kjo pajisje, ai ka arritur të zhvillojë mënyrën e tij të frymëmarrjes , të cilën ai e quan "frymëmarrje bretkosash" dhe e cila i lejon atij të dalë jashtë makinës. Ventilatori në fjalë, i cili duket si një arkivol metalik i frikshëm, kërkon që pacientët të shtrihen brenda tij, me një pajisje të lidhur fort në qafë.

"Mushkëria e hekurt", një ventilator mekanik i mbyllur, është një tub që lëviz mushkëritë dhe ka shpëtuar jetën e mijëra pacientëve të paralizuar nga poliomieliti. Pajisja funksionon duke krijuar vakum dhe kështu mushkëritë e pacientit furnizohen me oksigjen pasi sistemi nervor qendror dhe funksioni i frymëmarrjes janë dëmtuar nga poliomieliti.

Paul arriti të marrë frymë vetë duke zhvilluar një teknikë shumë të vështirë të quajtur "frymëmarrja e bretkosave". Atij iu desh një vit, dhe pasi mundi të merrte frymë vetë për një kohë të gjatë, ai mundi të dilte nga mushkëria e hekurt. Ulej fillimisht në tarracën e shtëpisë dhe më pas dilte në oborr.

Edhe pse për të jetuar iu desh të flinte në mushkëri të hekurt, ai filloi dalëngadalë të dilte jashtë oborrit. Në moshën 21-vjeçare, ai u bë personi i parë që u diplomua nga një shkollë e mesme në Dallas pa ndjekur mësimet personalisht. Paul ka shkruar përvojat e tij në autobiografinë e tij prej 155 faqesh, të cilën e shkroi gjatë pesë viteve. Paul shkroi çdo fjalë me një stilolaps të ngjitur në një shkop në gojë.

Tani, në moshën 77-vjeçare, ai është një nga njerëzit e fundit në botë që ende përdor një mushkëri hekuri dhe mbështetet tek ajo për të marrë frymë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit