Edhe pse drejtuesit ndryshojnë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vijon të prodhojë skandale.
I fundit është ai i marrjes me qira të automjeteve firmosur nga Enea Karakaçi, administratori i i ri që u emërua pak javë më parë nga ministrja Balluku.
Sapo ka marrë postin e ri Karakaçi ka firmosur dhënien aforfe të një shumë prej 1 milionë eurosh për oligarkun e automjeteve Agron Papulin.
Por një amendim i tillë, ku OSHEE i fal 1 milionë euro një prej përfituesve më të mëdhenj të fondeve publike ngre shumë pikëpyetje rreth pazareve që Papulit, Karakaçi dhe Balluku kanë bërë me njëri-tjetrin.
Artikulli i plotë:
Kjo është një aferë e pastër pasi kontrata e parë mes OSHEE-së dhe CLASSIC ishte lidhur pak kohë më parë, me një vlerë prej 5 milionë eurosh. Por me ndryshimet e reja, OSHEE-ja do t’ia falë këtë shumë, pasi vetëm me një amendim oligarku do të marrë shumën përkatëse.

Vetëm pak ditë më parë, drejtori i ri i OSHEE ka urdhëruar vartësit e tij që të bëjnë amendimin e kontratës së marrjes së makinave me qira. Në dokumentin e mësipërm thuhet se kemi të bëjmë me “amendim kontrate për shtyrje afati ‘Marrjen me qira operacionale të automjeteve për nevojat e “OSHEE GROUP sh.a”.
Vlera e kësaj procedure është plot 93.996.000 lekë. Por ky nuk është një tender, por një amendim, pra aforfe për një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike. Por, kur këto para jepen nga një institucion që tashmë është lidhur fort pas Ballukut, diçka “bie erë”.
Përse OSHEE bën këtë amendim dhe i fal 1 milionë euro? Kush është pazari mes Papulit, Karakaçit dhe Ballukut? A nuk duhej bërë tenderi i ri, kësaj herë jo për makina me qira por për të blerë këto mjete?
Duket se tenderët e makinave me qira janë vetëm në favor të oligarkut, i cili për vitet e qirasë i merr OSHEE-së vlerën reale të automjetit. Dhe në fund të afatit kohor, oligarku dhe firma e tij kanë sërish mjetin, që mund ta shesin apo ta japin sërish me qira. Një biznes i pastër, kur humbës del vetëm shteti!

Në vitin 2020, OSHEE bëri një super tender, për të marrë makina me qira. Objekti i tenderit, sipas dokumentit të mësipërm, ishte “marrjen me qira operacionale të automjeteve për nevojat e OSHEE sh.a’.
Lëvrimi i mallit duhej të behej brenda 90 ditëve, ndërkohë që afati i qirasë ishte 36 muaj, 3 vjet. Kontrata përfundonte në verën e vitit 2023, para ka përfunduar! Në procedurën e atëhershme kishte vetëm një ofertë, atë të “Classic” sh.p.k dhe “Classic Rent a Car” me vlerë 469.980.000 lekë pa TVSH. Pra një tender në atë kohë pa garë, ndërkohë që po pa garë Papuli do të fitojë sërish 1 milionë euro nga ky amendimi.