Veliaj ka turp nga kullat e Tiranës?! Reklamon në rrjetet sociale qendrën gjysmake

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.08.2023, 20:25

Në qendër të Tiranës, në sheshin Skënderbej ngado të kthesh kokën sheh vetëm kulla shumëkatëshe.

Por për kryebashkiakun Erion Veliaj, që ka dhënë lejet për ndërtimin e këtyre kullave, ato nuk ekzistojnë në reklamat e rrjeteve sociale.

Pak orë më parë, Veliaj ka publikuar në rrjetet e tij sociale një video të shkurtër të qendrës së Tiranës.

Por ajo që bie në sy menjëherë është pamja e xhamisë së Et’hem Beut.

Në këtë video, Veliaj ka shfaqur vetëm një pamje ‘gjysmake’ të xhamisë për të mos treguar kullat e larta që janë ndërtuar dhe vazhdojnë të ndërtohen në qendër të kryeqytetit.

Edhe pse Veliaj përpiqet t’i fshehë këto kulla për ndjekësit e tij të rrjeteve sociale, të gjithë jemi të vetëdijshëm se realiteti është krejt ndryshe dhe çdo cep i qendrës së Tiranës është mbushur plot me kulla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit