Pak ditë më parë shqiptari Besnik Nikolli alias Niko ose “El Gordo” u arrestua në Kolumbi pasi kërkohej nga 180 vende.
Mediat kolumbiane thonë se për më shumë se 10 vjet, oficerët e inteligjencës nga të paktën katër vende kanë qenë në kërkim të drejtuesit të bandës shqiptare që merrej me rishitjen e kokainës, heroinës dhe drogave të tjera në rajon nga Lioni i Francës.

Oficerët e inteligjencës nga Europol dhe Interpol morën informacione se ky njeri vendosi në vitin 2021 të transferohej në Kolumbi për të krijuar aleanca me kartelet që veprojnë në vend. Ai u vendos në një lagje të njohur të Santa Martës dhe aty qëndroi për dy vjet pa u zbuluar, por një seri fotosh dërguar grave ishin çelësi për gjetjen e vendndodhjes së tij.
“El Gordo” kërkohej nga Franca për krimet e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Sipas oficerëve të inteligjencës “El Gordo” kishte lidhje me strukturat e trafikut të drogës në Shqipëri, Holandë dhe Gjermani, të cilët ishin partnerë të tij në Evropë dhe ishin përgjegjës për trafikun e drogës.

Mediat kanë zbuluar se kapoja shqiptare u kap pasi agjentët e inteligjencës franceze mësuan anën e tij më të dobët: gratë. Ishte një agjent i fshehtë, i cili fitoi besimin e Nikos dhe nisi të fliste me të në rrjetet sociale.
Sipas autoriteteve, shqiptari rrallëherë largohej nga vendbanimi i tij në një apartament modest në lagjen San Pablo në Santa Marta, ku organizonte festa me gra të punësuara.

Pak kohë më vonë, ai filloi t'i dërgonte foto agjentit të infiltruar foto të udhëtimeve dhe pasurive të tij. Në një nga ato imazhe tregoi vendndodhjen gjeografiket të tij. Që nga ai moment, filloi detyra për të gjetur vendndodhjen e tij të saktë për kapjen e tij.

Në fotot që shqiptari i dërgoi agjentit, ai shfaqej duke pozuar para automjeteve të nivelit të lartë, në ferma në Evropë dhe madje edhe në një lokal në Santa Marta.