Një sherr për arsye banale në një panair në Menidi, Greqi është bërë shkak që një shqiptar të plagoset rëndë në kokë.
Sipas mediave greke, gjithçka nisi të shtunën e kaluar kur shqiptari u shfaq në panair teksa punëtorët po mblidhnin tezgat. Aty ka ndodhur edhe sherri mes shqiptarit dhe dy burrave.
Në sherr ka ndërhyrë edhe një 35-vjeçar grek i cili punonte në një dyqan akulloresh i cili e goditi shqiptarin në fytyrë dhe e rrëzoi. Sherri mes tyre nuk përfundoi aty.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shqiptari ka shkuar sërish në panair dhe me armë në dorë ka nisur të shajë e të kërcënojë të pranishmit. Aty ka telefonuar 35-vjeçarin për të zgjidhur keqkuptimin e së shtunës së kaluar, por kur janë afruar ai ka nxjerrë një armë dhe e ka qëlluar në këmbë, duke e bërë të rrëzohet i përgjakur.
Gjatë arratisjes, greku ka marrë një armë dhe e ka qëlluar në kokë shqiptarin. Të dy të plagosurit janë dërguar në spital. 35-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndryshe nga shqiptari i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën me një plumb në kokë.
I plagosuri rëndë njihet nga autoritetet për një sërë krimesh të rënda dhe ka vuajtur dënimin me burg. Ai ishte liruar nga burgu së fundmi.