E pazakontë! Krimbi i gjallë gjendet në trurin e një gruaje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.08.2023, 20:36

Në Australi, një rast mjekësor ka lënë të habitur mjekët dhe neurokirurgët pasi një grua 64-vjeçare u zbulua se kishte një krimb të gjallë që jetonte në trurin e saj.

Ajo që është më e habitshme është se krimbi, i quajtur Ophidascaris robertsi, zakonisht gjendet te gjarpërinjtë, pitonët dhe ky është në fakt rasti i parë i dokumentuar i pranisë së tij te një njeri.

Në spitalin e Kanberrës, neurokirurgu, Dr Hari Priya Bandi, nxori një krimb parazitar 8 cm të gjatë nga truri i pacientes së tij.

Që nga fundi i vitit 2021, gruaja vuante nga simptoma të ndryshme, duke përfshirë dhimbje barku, diarre, kollë, ethe, djersitje gjatë natës. Kohët e fundit, deri në vitin 2022, ajo filloi të raportonte simptoma si harresa dhe depresioni.

Pas kryerjes së një skanimi, mjekët zbuluan anomali në trurin e saj që kërkonin operacion. Por gjatë këtij operacioni neurokirurgët zbuluan krimbin e rrumbullakët 8 cm të gjatë brenda trurit të saj.

Si hyri krimbi i rrumbullakët në trurin e saj?

Gruaja jeton pranë një zone të banuar nga pitonët, të cilët janë “mikpritës” të këtij krimbi. Besohet se ajo mund të ketë rënë në kontakt me parazitin nëpërmjet barërave që mblodhi nga një liqen aty pranë për gatim. Është hipotezuar se një piton mund të ketë nxjerrë parazitin nëpërmjet feçeve të tij, të cilat mund të kenë kontaminuar barin.

Duke qenë se ky ishte rasti i parë i tillë, ekipi mjekësor i përfshirë në këtë rast është dashur të lëvizë me kujdes, pasi kanë dyshuar se gruaja mund të kishte larva. Për të vrarë larvat, ata përdorën ilaçe që mund të kishin efekte anësore të dëmshme. Sipas mjekëve, shërimi i pacientes ka qenë i suksesshëm.

Rasti ka nxjerrë në pah rreziqet e mundshme të sëmundjeve dhe infeksioneve që transferohen nga kafshët te njerëzit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit