Rastet kur kafshët keqtrajtohen janë të shumta dhe të vazhdueshme. Ndonëse një problem madhor që po haset çdo ditë kudo në çdo qytet, keqtrajtuesit e kafshëve, sypatrembur nga ligji, kanë nisur të dhunojnë kafshët e gjorë edhe në rrjetet sociale.
Një qytetar ka dërguar një video në redaksi, të cilën e ka parë në TIKTOK. Qytetari shkruan se një i ri me emrin Valmir Bossi, godet me shkelm qenin për disa lojëra në TIKTOK. Siç shihet dhe dëgjohet në video, qeni i pambrojtur dhunohet dhe keqtrajtohet në mënyrën më mizore nga i riu në fjalë. Sjellja mizore që i riu tregon ndaj qenit është për t’u dënuar.
I riu i identifikuar si Valmir shihet që kap qenin në kokë dhe e kërcënon se nëse leh herë tjetër do t'i bëjë keq me sakicë, që është sëpatë, teksa shihet që vë dorë mbi kafshën e gjorë që me shikimin prekës duket sikur po i lutet të riut të ndalojë dhunën,