KUJDES! Dikush në Telegram pretendon se është JOQ ALBANIA, po mashtron qytetarët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.08.2023, 22:39

Telegram, është një ndër rrjetet sociale që JOQ ALBANIA përdor prej kohësh për t’u lidhur me shqiptarët dhe informuar ata për të rejat më të fundit nga e gjithë bota.

Ashtu si edhe në platformat e tjera sociale, JOQ ALBANIA ka një llogari dhe kanal zyrtar.

Por së fundmi, një llogari tjetër që pretendon se është JOQ ALBANIA po mashtron shqiptarët.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të treguar se si një llogari me emrin “JOQ Allbania” i ka shkruar në shqip dhe spanjisht duke i folur për rrëzime bankare dhe pavlefshmërinë e parave dhe monedhave.

Por duke marrë shkas nga ky rast, JOQ ALBANIA iu kërkon shqiptarëve të mos bien pre e këtyre mashtrimeve, pasi asnjë prej këtyre mesazheve nuk është shkruar nga redaksia jonë.

Llogaria e vetme zyrtare e JOQ ALBANIA në Telegram është me këtë numër celulari: +355 69 929 9998 dhe me këtë emër JOQ Albaniia.

Redaksia iu bën thirrje shqiptarëve që të kenë kujdes nga këto mashtrime dhe t’i denoncojnë sa më parë pranë nesh.

Ndërkohë ju ftojmë të na bashkoheni në Telegram për të rejat më të fundit nga vendi dhe bota.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ à eshte kjo adresa juaj qe me ka shkruar? Dmth qe nuk eshte adresa juaj. Sepse emrin e ka me JOQAllbania ndersa ju JOQAlbaniia. Ky qenka fake qe me ka shkruar. Edhe ne spanjishte me ka bere pyetje

Kanali dhe llogaria zyrtare e JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit