Të gjithë jemi të vetëdijshëm se jetesa në ditët e sotme është bërë tepër e vështirë.
Çmimet e larta të ushqimeve, faturave e rrogat e ulëta janë një barrë e madhe për familjet shqiptare.
Por kur ato jetojnë me qira dhe kanë fëmijë, jetesa bëhet edhe më e vështirë.
Një nënë e re i është drejtuar redaksisë tonë pasi kërkon ndihmë nga shqiptarët tani që është bërë me fëmijë.
E vetmja gjë që ajo kërkon nga shqiptarët janë rroba për djalin e porsalindur, një karrocë apo një krevat.
Ajo thotë se jeton me qira dhe fëmija i parë, e rroga e ulët që merr bashkëshorti po ia bëjnë të papërballueshme jetesën.
Kushdo që ka mundësi, mund ta ndihmojë nënën e re në numrin e mëposhtëm:
068547 6019
Apeli për ndihmë:
Pershendetje Joq , uroj te jeni mire, Ndjes per shqetesimin. Doja te kerkoja dicka nese keni mundesi ta publikoni , por problemi eshte sdua te vendos emer mbiemer timin sepse sdua te me tallin ata qe me njohin te afer qe ndjekin faqen tuaj. Une doja nje ndihme nga njerz qe kane mundesi te me dhuronin disa rroba per beb, nje krevat ose karroce. Sapo kam lind nje beb djal dhe skam mundesi ekonomike ti blej rroba krevatin e vet apo karrocen. Eshte bebi i pare por skemi mundesi , sepse rrim me qera pagesat ne pune shume te uleta, une pa pune rri me bebin
Do ju isha shume mirnjohese. Nese do na ndihmonit. Pershendetje si jeni ? Mund tu ke numrin tim , nese kane mundesi te me ndihmojne 068547 6019 Ju falenderoj shumee te gjithe stafin e JOQ
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Zotëria nga Vlora
Zotëria nga Vlora, i cili shpëtoi nga mbytja vajzën e mitur nga Kosova. Ai u hodh me shpejtësi në det, bashkë me rroba për të shpëtuar të miturën që e kishin marrë dallgët.
Vajza nga Gjakova
Vajza nga Gjakova, e cila ndaloi makinën në mes të rrugës, për të ndihmuar të moshuarën që mezi po kalonte në vijat e bardha. Ajo i erdhi në ndihmë të moshuarës, derisa kjo e fundit kaloi rrugën.
I riu nga Librazhdi
I riu nga Librazhdi, i cili gjeti çantëm me tre mijë euro në rrugë dhe vendosi që ta dorëzonte. Ai e postoi çantën e gjetur në platformën që ka krijuar JOQ dhe prej aty u bë e mundur që çanta të dorëzohej tek i zoti.
I riu në Gjirin e Lalzit
I riu në Gjirin e Lalzit, i cili u kujdes për të miturin që kishte humbur në bregdet. I mituri, nuk dinte ku kishte familjen dhe i riu qëndroi me të derisa u bë i mundur gjetja e familjes së tij.
Shqiptari, pronar i një furre në Slloveni
Shqiptari, pronar i një furre në Slloveni, i cili ofroi bukë falas për të gjithë të prekurit nga tërmeti që u regjistrua në fillim të gushtit atje.
Anxhelo Cara
Anxhelo Cara, 19 vjeçari shqiptar, i cili, shpëtoi nga mbytja një vajzë në itali, por fatkeqësisht u mbyt vetë. Sipas mediave italiane, i riu i cili ishte nën shoqërinë e miqve të tjerë, po kthehej në breg pasi ishte zhytur në det, kur ishte ndalur për të ndihmuar një vajzë në vështirësi për shkak të dallgëve. E reja doli në breg, por ai nuk arriti dot.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Josif Gorrea
I pari, Kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea, i cili ofendoi banorët që po protestonin për heqjen e plehrave. Ai nuk e mbajti dot gojën ndaj banorëve që kishin dalë të mbronin tokat e tyre nga plehrat që hidheshin pa kriter.
Shoferi/ja që hodhi plehrat
I dyti është shoferi/ja që në Durrës, hodhi si pa të keq plehrat nga xhami makinës. Të pasurit një makinë luksoze nuk të bën aspak të qytetëruar dhe i tillë ishte rasti i këtij/kësaj shoferi/eje.
Familja hajdute
Familja hajdute, që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vodhën para nga një furrë buke në Himarë. Ajo që i mori ishte nëna, por babë e bijë sollën të gjitha kushtet për këtë vjedhje, prandaj dhe ne e kemi quajtur vjedhje në bashkëpunim.
Sonert Çabej
I katërti është Sonert Çabej, i cili pretendon se është zyrtar i Bashkisë Tiranë dhe u çon vajzave foto dhe video të nxehta. Çabej i ka treguar vajzës se si Erjon Veliaj e ka bërë mbykqyrës të 10 punëtorëve pastrimi në Bashkinë Tiranë, ndërkohë që thotë se Erion Isai i Bashkisë Kolonjë e ka ndihmuar për të blerë një makinë 9 mijë euroshe kur rroga e tij është e deklaruar 600 mijë lekë të vjetra.
Dy turistet italiane
Dy turistet italiane kanë vjedhur në një lokal në Vlorë një kapak syzesh, brenda të cilit ishin 3500 euro. Gratë italiane, turiste në Vlorë, pavarësisht kamerave, nxituan për ta vjedhur kapakun e syzeve.
Fatbardh Keçi
Fatbardh Keçi, i riu nga Shijaku që përplasi për vdekje të moshuarin dhe u largua me shpejtësi. Ai nuk i dha as ndihmën e parë të moshuarit që përplasi.
Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari
Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, personat në fjalë akuzohen se kanë vrarë Luljeta Prezën poshtë Urës së Dajlanit. Sherri mes tyre ka nisur për dy mijë lekë të vjetra.