LISTA për m2 sipas zonave/ Çmenden çmimet e apartamenteve në Tiranë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.08.2023, 13:03

Do ju duhet të mendoheni dy herë nëse dëshironi të blini apartament në kryeqytet. Sigurisht që flasim për ata që kanë mbledhur para të ndershme mënjanë gjatë një jetë punë, jo për ata që pastrojnë paratë e pisëta duke i hequr qafe cash.

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë mësuar rritje. Vlera për m2 e pronave në kryeqytet ka pësuar rritje galopante teksa është publikuar edhe lista e re me çmimet e reja tejet të kripura për apartamentet sipas çdo zone në qytetin kryesor të Shqipërisë.

Nga lista vihet re se është zona e ish-Bllokut ajo e cila ka vlerën më të lartë të pronave, por vihet re edhe një rritje e frikshme në çmime për m2 në zonat që dikur cilësoheshin si dytësore në kryeqytet.

Në zonën e ish-Bllokut, vlera e një apartamenti kushton mbi 2.2 milion lekë për m2, pasuar nga zona e Shallvareve me 1.9 mln/m2, apartamentet tek zona e Stadiumit Dinamo me mbi 1.7 milion lekë për m2, zona e Liqenit dhe e Myslym Shyrit me 1.5 mln/m2, Pazari i ri mbi 1.4 mln/m2 etj.

Zonat si Liqeni, Fusha e Aviacionit, Farka, Petrela, Dajti, Kashari, etj kanë një diferencë të frikshme në rritje çmimesh kohët e fundit duke nisur nga mbi 500 mijë lekë/m2.

LISTA SI MË POSHTË:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit