Vajzat në Vlorë gjejnë në çantë iPhone 12 Pro Max: Mund të jetë e djalit që na ngacmoi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.08.2023, 14:39

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një mesazh nga një qytetare. Vajza shkruan se ka gjetur një telefon, teksa po bënte plazh në Vlorë me shoqet e saj.

Më konkretisht vajza ka gjetur një Apple iPhone 12 Pro Max, ngjyrë Gold, me ekran të djegur. Vajza dyshon se telefoni i përket një djali që ka shkuar te çadra e saj dhe shoqeve të saj për t'i qerasur me një pije.

Vajza thotë se kur janë çuar nga çadra, gabimisht mund të kenë marrë telefonin dhe ta kenë futur në çantë, ndaj kërkojnë që i zoti i saj të komunikojë me vajzën e cila ndodhet në Durrës.

Qytetarja:

Pershendetje joq. Kemi qene dje ne nje plazh ne vlore me emrin Vajana dhe gabimisht sot pam qe ne cante kishte perfunduar nje telefon iphone 12 pro max gold me ekran te djegur ju lutem ai qe e ka ti bej nje zile se e kemi ndezur se ishte fik dhe te komunikojm tja kthejme. Ne ndodhemi ne durres.

Dyshojme se eshte e nje djali qe na erdhi te cadra me na ngacmuar dhe kur jemi cuar qe kemi mbledhur gjerat ndoshta eshte ngatarruar me peshqirin dhe prandaj ka perfunduar ne canten tone nuk e dim se si po vetem duam tja kthejme te zotit. Ju lutem postojeni.

Donte te na qeraste me nje pije dhe donte tu ulte te ne dhe ne i tham te lurem largohu dhe iku po ishte von ora 8 po u errsobte dhe se vum re a la gje aty. Nejse ne nuk kemi hall se na ngacmoi ne thjesht kishim pire pak dhe nuk e mbajm mend fare se si ka perfundu celilari te canta plazhit para 20 min e pash qe ishte nje celukar i huaj ne cante thjesht duam tja dorzojm pronarit se asnjera nga gocat se mban mend si ka perfunduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Zotëria nga Vlora
    Zotëria nga Vlora, i cili shpëtoi nga mbytja vajzën e mitur nga Kosova. Ai u hodh me shpejtësi në det, bashkë me rroba për të shpëtuar të miturën që e kishin marrë dallgët.
    Vajza nga Gjakova
    Vajza nga Gjakova, e cila ndaloi makinën në mes të rrugës, për të ndihmuar të moshuarën që mezi po kalonte në vijat e bardha. Ajo i erdhi në ndihmë të moshuarës, derisa kjo e fundit kaloi rrugën.
    I riu nga Librazhdi
    I riu nga Librazhdi, i cili gjeti çantëm me tre mijë euro në rrugë dhe vendosi që ta dorëzonte. Ai e postoi çantën e gjetur në platformën që ka krijuar JOQ dhe prej aty u bë e mundur që çanta të dorëzohej tek i zoti.
    I riu në Gjirin e Lalzit
    I riu në Gjirin e Lalzit, i cili u kujdes për të miturin që kishte humbur në bregdet. I mituri, nuk dinte ku kishte familjen dhe i riu qëndroi me të derisa u bë i mundur gjetja e familjes së tij.
    Shqiptari, pronar i një furre në Slloveni
    Shqiptari, pronar i një furre në Slloveni, i cili ofroi bukë falas për të gjithë të prekurit nga tërmeti që u regjistrua në fillim të gushtit atje.
    Anxhelo Cara
    Anxhelo Cara, 19 vjeçari shqiptar, i cili, shpëtoi nga mbytja një vajzë në itali, por fatkeqësisht u mbyt vetë. Sipas mediave italiane, i riu i cili ishte nën shoqërinë e miqve të tjerë, po kthehej në breg pasi ishte zhytur në det, kur ishte ndalur për të ndihmuar një vajzë në vështirësi për shkak të dallgëve. E reja doli në breg, por ai nuk arriti dot.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Josif Gorrea
    I pari, Kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea, i cili ofendoi banorët që po protestonin për heqjen e plehrave. Ai nuk e mbajti dot gojën ndaj banorëve që kishin dalë të mbronin tokat e tyre nga plehrat që hidheshin pa kriter.
    Shoferi/ja që hodhi plehrat
    I dyti është shoferi/ja që në Durrës, hodhi si pa të keq plehrat nga xhami makinës. Të pasurit një makinë luksoze nuk të bën aspak të qytetëruar dhe i tillë ishte rasti i këtij/kësaj shoferi/eje.
    Familja hajdute
    Familja hajdute, që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vodhën para nga një furrë buke në Himarë. Ajo që i mori ishte nëna, por babë e bijë sollën të gjitha kushtet për këtë vjedhje, prandaj dhe ne e kemi quajtur vjedhje në bashkëpunim.
    Sonert Çabej
    I katërti është Sonert Çabej, i cili pretendon se është zyrtar i Bashkisë Tiranë dhe u çon vajzave foto dhe video të nxehta. Çabej i ka treguar vajzës se si Erjon Veliaj e ka bërë mbykqyrës të 10 punëtorëve pastrimi në Bashkinë Tiranë, ndërkohë që thotë se Erion Isai i Bashkisë Kolonjë e ka ndihmuar për të blerë një makinë 9 mijë euroshe kur rroga e tij është e deklaruar 600 mijë lekë të vjetra.
    Dy turistet italiane
    Dy turistet italiane kanë vjedhur në një lokal në Vlorë një kapak syzesh, brenda të cilit ishin 3500 euro. Gratë italiane, turiste në Vlorë, pavarësisht kamerave, nxituan për ta vjedhur kapakun e syzeve.
    Fatbardh Keçi
    Fatbardh Keçi, i riu nga Shijaku që përplasi për vdekje të moshuarin dhe u largua me shpejtësi. Ai nuk i dha as ndihmën e parë të moshuarit që përplasi.
    Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari
    Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, personat në fjalë akuzohen se kanë vrarë Luljeta Prezën poshtë Urës së Dajlanit. Sherri mes tyre ka nisur për dy mijë lekë të vjetra.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit