Qytetarët e Tropojës në hall me rrugën “Azem Hajdari”, shkak shpejtësia dhe aksidentet e shumta

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.08.2023, 13:11

Shpejtësia tej normave të lejuara është burim aksidenti si në autostrada ashtu edhe në zonat e banuara ku rreziku është edhe më i lartë.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një problem madhor që komuniteti në fshatin Margegaj, rrethi Tropojë përballet prej disa vitesh.

Qytetari thotë se problemi i tyre që nuk po merr asnjë lloj zgjidhje nga organet kompetente pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme, lidhet me rrugën "Azem Hajdari" që kalon përmes fshatit Margegaj dhe që lidh qytetin “Bajram Curri" me parkun Kombëtar “Valbonë”.

Ai thotë se në këtë aks rrugor ku lëvizin vazhdimisht banorë të zonës dhe këmbësorë të shumtë, automjetet lëvizin me shpejtësi mbi 200 km/h pasi aty nuk ekziston asnjë lloj mase parandaluese për shpejtësinë e lartë.

Vetëm në këtë aks rrugor, banorët thonë se për shkak të shpejtësisë tej normale të lejuara kanë ndodhur mbi 30 aksidente me dëmtime të fizike, ndërsa para 3 vitesh një 10-vjeçar është aksidentuar për vdekje.

Që diçka e tillë të marrë fund sa më parë, banorët kërkojnë “POLICË TË SHTRIRË BETONI” si mënyrë e vetme parandalimi të aksidenteve prej shpejtësisë marramendëse.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Jam nje banor i Komunes MARGEGAJ ,Rrethi Tropoje. Si komunitet kemi nje problem shum Madhor qe nuk kemi gjetur asnje zgjidhje prej vitesh nga organet kompetente , pavarsisht ankesave te panumerta qe kemi bere.

Rruga “Azem Hajdari “ qe kalon nepermes fshatit Margegaj dhe qe lidh qytetin “Bajram Curri “ me parkun Kombetar “Valbone” eshte nje problem serioz ku u rrezikohet jeta cdo dit banorve te ketij fshati dhe turistave shqiptare e te huaj. Arsyeja eshte shpejtesia marramendese me te cilen levizin automjetet ne kete pjese te rruges Margegaj ku nuk egziston ASNJE MASE PARANDALUESE PER SHPEJTESINE E LARTE.

Ne cdo dite jemi deshmitare te mjeteve te cilat levizin edhe me shpejtesi mbi 200 km/h ne zone te banuar ku ka kembesor cdo moment te dites dhe shtepi banuese ne te dy anet e rruges. Ne kete pjese te rruges kane ndodhur mbi 30 aksidente me pasoja demtime fizike te medha , serioze per jeten dhe para 3 vitesh me pasoj humbjen e jetes se nje te mituri 10 vjecar . Sic e tregojn edhe aksidentet e ndodhura ne kte rruge si pasoj e shpejtesise se pa kufizuar , ne na rrezikohet jeta cdo dite .

Ju luten ta publikoni dhe te na ndihmoni qe te degjohet zeri yne : Ne kerkojme qe ne kete aks rrugor te vihen sa me pare disa “POLIC TE SHTRIRE BETONI” si menyre e vetme parandalimi te aksidenteve prej shpejtesise marramendese. Ju faleminderit qe jeni bere zeri i te gjith shqiptareve!!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit