Pas video-s në JOQ, Policia e Lezhës sqaron “debatin” mes qytetarit dhe efektivit të Rrugores

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.08.2023, 23:19

Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me videon e publikuar më herët në redaksinë tonë ku një polic shante një qytetar.

Policia thotë se deklarata e qytetarit se efektivi ka reaguar në mënyrë të padrejtë ndaj tij është e pavërtetë. Kjo pasi sipas tyre, qytetari kishte parkuar mjetin e tij në vendin e quajtur "Stacioni i autobusave të Balldrenit" duke bllokuar vendin e një autobusi.

Për këtë arsye ai është gjobitur nga një efektiv i policisë Rrugore.

Por qytetari nuk e ka pranuar këtë gjobë dhe ka shkuar të ankohet te polici që shfaqet në video madje edhe duke e kërcënuar e filmuar.

Polici në këtë situatë i ka kërkuar qytetarit që të largohet nga rruga dhe ta sqarojnë më pas çështjen e tij.

Pas kësaj situate, Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur hetimet për verifikimin dhe sqarimin e plotë të këtij rasti.

Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë

Në lidhje me një video të publikuar në portalin "JOQ" ku një shtetas pretendon se një punonjës i Policisë Rrugore Lezhë ka reaguar keq ndaj tij në mënyrë të padrejtë, ju sqarojmë se:

Paraditen e sotme, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë ardhur disa ankesa nga drejtues të autobusëve, pasi në vendin e quajtur "Stacioni i autobusave të Balldrenit" në Lezhë, qytetari i cili ka ngritur pretendimet nëpërmjet videos së dërguar në këtë portal, kishte parkuar mjetin në këtë stacion në mënyrë të gabuar duke bllokuar vendin e një autobusi.

Për verifikimin e ankesave dhe marrjen e masave, menjëherë në adresën e dhënë ka shkuar një punonjës i Policisë Rrugore i cili ka konstatuar mjetin e parkur gabim dhe e ka ndëshkuar me masë administrative në mungesë për shkelje të nenit rrugor "Ndalim i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve".

Pas disa minutash pas vendosjes së masës administrative, drejtuesi i automjetit ka shkuar tek një tjetër punonjës i Policisë Rrugore (që shfaqet në video) i cili ka qenë i pozicionuar në mes të rrugës me shërbim për menaxhimin e trafikut dhe i ka kërkuar llogari duke e kërcënuar për masën administrative të vënë, pa i dhënë shpjegime mbi situatën, ndërkohë po e filmonte. Punonjësi i Policisë Rrugore nuk ka patur dijeni mbi gjobën e vënë, si dhe për shkak se ishin në mes të rrugës duke u bërë burim për ngjarje rrugore, i ka kërkuar disa herë qytetarit që të largohej nga rruga e ta priste anash rrugës për të sqaruar problemin e tij. Qytetari nuk i është bindur dhe ka vijuar duke e filmuar dhe kërkuar llogari punonjësit të Policisë, i cili e ka marrë qytetarin nga krahu dhe e ka larguar nga rruga.

Theksojmë se në asnjë moment, nga punonjësi i Policisë Rrugore nuk është kryer asnjë veprim fizik ndaj qytetarit.

Për verifikimin dhe sqarimin e plotë të këtij rasti, nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur hetimi administrativ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Zotëria nga Vlora
    Zotëria nga Vlora, i cili shpëtoi nga mbytja vajzën e mitur nga Kosova. Ai u hodh me shpejtësi në det, bashkë me rroba për të shpëtuar të miturën që e kishin marrë dallgët.
    Vajza nga Gjakova
    Vajza nga Gjakova, e cila ndaloi makinën në mes të rrugës, për të ndihmuar të moshuarën që mezi po kalonte në vijat e bardha. Ajo i erdhi në ndihmë të moshuarës, derisa kjo e fundit kaloi rrugën.
    I riu nga Librazhdi
    I riu nga Librazhdi, i cili gjeti çantëm me tre mijë euro në rrugë dhe vendosi që ta dorëzonte. Ai e postoi çantën e gjetur në platformën që ka krijuar JOQ dhe prej aty u bë e mundur që çanta të dorëzohej tek i zoti.
    I riu në Gjirin e Lalzit
    I riu në Gjirin e Lalzit, i cili u kujdes për të miturin që kishte humbur në bregdet. I mituri, nuk dinte ku kishte familjen dhe i riu qëndroi me të derisa u bë i mundur gjetja e familjes së tij.
    Shqiptari, pronar i një furre në Slloveni
    Shqiptari, pronar i një furre në Slloveni, i cili ofroi bukë falas për të gjithë të prekurit nga tërmeti që u regjistrua në fillim të gushtit atje.
    Anxhelo Cara
    Anxhelo Cara, 19 vjeçari shqiptar, i cili, shpëtoi nga mbytja një vajzë në itali, por fatkeqësisht u mbyt vetë. Sipas mediave italiane, i riu i cili ishte nën shoqërinë e miqve të tjerë, po kthehej në breg pasi ishte zhytur në det, kur ishte ndalur për të ndihmuar një vajzë në vështirësi për shkak të dallgëve. E reja doli në breg, por ai nuk arriti dot.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Josif Gorrea
    I pari, Kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea, i cili ofendoi banorët që po protestonin për heqjen e plehrave. Ai nuk e mbajti dot gojën ndaj banorëve që kishin dalë të mbronin tokat e tyre nga plehrat që hidheshin pa kriter.
    Shoferi/ja që hodhi plehrat
    I dyti është shoferi/ja që në Durrës, hodhi si pa të keq plehrat nga xhami makinës. Të pasurit një makinë luksoze nuk të bën aspak të qytetëruar dhe i tillë ishte rasti i këtij/kësaj shoferi/eje.
    Familja hajdute
    Familja hajdute, që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vodhën para nga një furrë buke në Himarë. Ajo që i mori ishte nëna, por babë e bijë sollën të gjitha kushtet për këtë vjedhje, prandaj dhe ne e kemi quajtur vjedhje në bashkëpunim.
    Sonert Çabej
    I katërti është Sonert Çabej, i cili pretendon se është zyrtar i Bashkisë Tiranë dhe u çon vajzave foto dhe video të nxehta. Çabej i ka treguar vajzës se si Erjon Veliaj e ka bërë mbykqyrës të 10 punëtorëve pastrimi në Bashkinë Tiranë, ndërkohë që thotë se Erion Isai i Bashkisë Kolonjë e ka ndihmuar për të blerë një makinë 9 mijë euroshe kur rroga e tij është e deklaruar 600 mijë lekë të vjetra.
    Dy turistet italiane
    Dy turistet italiane kanë vjedhur në një lokal në Vlorë një kapak syzesh, brenda të cilit ishin 3500 euro. Gratë italiane, turiste në Vlorë, pavarësisht kamerave, nxituan për ta vjedhur kapakun e syzeve.
    Fatbardh Keçi
    Fatbardh Keçi, i riu nga Shijaku që përplasi për vdekje të moshuarin dhe u largua me shpejtësi. Ai nuk i dha as ndihmën e parë të moshuarit që përplasi.
    Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari
    Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, personat në fjalë akuzohen se kanë vrarë Luljeta Prezën poshtë Urës së Dajlanit. Sherri mes tyre ka nisur për dy mijë lekë të vjetra.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit