Para dy ditësh, SPAK firmosi 8 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të implikuar në koncesionin e sterilizimit, me vlerë 100 milion euro. Kontrata për koncesionin e sterilizimit u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.
Çështja ka çuar në hetim 8 persona. I arrestuar është Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj që akuzohet për mashtrim. Ndërkohë Saimir Kadiu drejtor ekonomik në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në Ministrinë e Shëndetësisë do të jenë në arrest shtëpie. Gjithashtu Arben Gjata, shef Kirurgjie i QSUT dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petro Mersin janë në detyrim paraqitjeje.
E pa kaluar pak ditë nga arrestimi i 8 të përfshirëve në këtë aferë korruptive, skandali shtohet më tej, pasi mësohet se kontrata origjinale 10-vjeçare e firmosur mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe biznesmenit Ilir Rrapaj të arrestuar për mashtrim ka humbur dhe nuk gjendet. SPAK bën me dije se janë bërë kërkime të shumta për të gjetur këtë kontratë, por nuk është gjetur asnjë gjurmë e saj. Në dorën e drejtësisë shqiptare, është kopja e kontratës, por jo ajo origjinalja që ka firmën e ministrit të atëhershëm të shëndetësisë, Ilir Beqjas dhe biznesmenit Iir Rrapajt.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Zotëria nga Vlora
Zotëria nga Vlora, i cili shpëtoi nga mbytja vajzën e mitur nga Kosova. Ai u hodh me shpejtësi në det, bashkë me rroba për të shpëtuar të miturën që e kishin marrë dallgët.
Vajza nga Gjakova
Vajza nga Gjakova, e cila ndaloi makinën në mes të rrugës, për të ndihmuar të moshuarën që mezi po kalonte në vijat e bardha. Ajo i erdhi në ndihmë të moshuarës, derisa kjo e fundit kaloi rrugën.
I riu nga Librazhdi
I riu nga Librazhdi, i cili gjeti çantëm me tre mijë euro në rrugë dhe vendosi që ta dorëzonte. Ai e postoi çantën e gjetur në platformën që ka krijuar JOQ dhe prej aty u bë e mundur që çanta të dorëzohej tek i zoti.
I riu në Gjirin e Lalzit
I riu në Gjirin e Lalzit, i cili u kujdes për të miturin që kishte humbur në bregdet. I mituri, nuk dinte ku kishte familjen dhe i riu qëndroi me të derisa u bë i mundur gjetja e familjes së tij.
Shqiptari, pronar i një furre në Slloveni
Shqiptari, pronar i një furre në Slloveni, i cili ofroi bukë falas për të gjithë të prekurit nga tërmeti që u regjistrua në fillim të gushtit atje.
Anxhelo Cara
Anxhelo Cara, 19 vjeçari shqiptar, i cili, shpëtoi nga mbytja një vajzë në itali, por fatkeqësisht u mbyt vetë. Sipas mediave italiane, i riu i cili ishte nën shoqërinë e miqve të tjerë, po kthehej në breg pasi ishte zhytur në det, kur ishte ndalur për të ndihmuar një vajzë në vështirësi për shkak të dallgëve. E reja doli në breg, por ai nuk arriti dot.