PAMJE TË RËNDA/ Sherr masiv në Dibër, i riu goditet me shufra hekuri në kokë, policia s’reagon

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.08.2023, 21:53

Një ngajrje e rëndë është regjistruar dy ditë më parë në një fshat të Dibrës. Mësohet se disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin për shkaqe banale, pas përfundimit të një dasme në zonë. Si pasojë e sherrit, ka mbetur i plagosur rëndë një i ri, i cili është në spitalin e Bulqizës.

Ai ka marrë lëndime të forta në kokë dhe siç shihet nga fotoja dhe videoja është i larë në gjak.

Dëshmitari që ka shkruar për JOQ ALBANIA shprehet se dhunuesit enden të lirë dhe policia nuk ka pasur një reagim për ngjarjen. Ai shpreson se pas publikimit policia do të marrë masa dhe të sqarojë njëherë e mirë ngjarjen.

Sipas tij, konflikti ka nisur për arsye banale mes disa djemve të dy fshatrave. I riu që shihet i dëmtuar është goditur me shufa hekuri dhe me dërrasa.

“Dhe policia as qe ka dale me deklarim me tregu sa ca u be por e mbajne te mshefte jam i sigurte se mbas postimit tuaj do presim me nje informacion nga policia. Sepse djali rri shtruar ne spital ne gjendje te rende, eshte qepur ke koka shum dhe tjeret rrijne te lire.” – denoncon qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit