Kujdes! Ky aplikacion po ju vjedh mesazhet nga WhatsApp dhe Facebook

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.08.2023, 12:29

Një aplikacion i ri mund të vjedh mesazhet nga WhatsApp dhe Facebook. Dhe për këtë kompanitë e sigurisë kirbenetike kanë ngritur alarmin.

Bëhet fjalë për aplikacionin “SafeChat” që tashmë nuk ndodhet në Play Store, pasi u zbulua aktiviteti dashakeqës. Megjithatë aplikacioni mund të vijojë të mbetet në telefonat që e kanë shkarkuar më parë.

Rreziku vjen për të gjithë përdoruesit e telefonave smart me sistem operimi “Android”, të tillë si Samsung, One Plus, Oppo. Xiaomi, Sonny e të tjerë.

Sipas studiuesve të sigurisë kibernetike në kompaninë Cyfirma, virusi instalohet në telefon pas shkarkimit të aplikacionit nga Google Play Store.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit