Subvencione për izolimin e shtëpive dhe ndërrimin e dyerve e dritareve – Këto janë procedurat e kriteret

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.08.2023, 22:27

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) po vlerëson se zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë prej 10 milionë eurove pjesë e fondeve IPA, do të kontribuojë në zvogëlimin e konsumit të energjisë elektrike si dhe do të ketë ndikime ekonomike.

Ndonëse ata e kanë cilësuar si të vonuar projektin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit.

Liron Gjocaj nga INDEP, tha se nga ky projekt i cili implementohet nga Fondi Kosovarë pёr Efiçiencё tё Energjisë (FKEE), do të përfitojnë qytetarët e Kosovës me subvencionim deri në 45 për qind apo 5 mijë e 500 euro në maksimum, të cilët investojnë në termoizolimin e mureve të jashtëm të shtëpisë, termoizolimin e çatisë dhe ndërrimin e dyerve dhe ditarëve.

“Normalisht se është shumë e rëndësishme ne e vlerësojmë dhe e përshëndesim hapin e qeverisë, ku në bashkëpunim si donator të Komisionit Evropian dhe në implementim të projektit nga Fondi Kosovarë pёr Efiçiencё tё Energjisё (FKEE). Dje është lansura thirrja dhe sot është hapur aplikimi për këtë program ku gjithsej nga fondet e IPA-s diku rreth 75 milionë euro që janë ndarë për Kosovën, 10 milionë tashmë janë ndarë për këtë program. Ky program përfshinë subvencionimi deri në 45 për qind të vlerës totalë apo në maksimum 5 mijë e 500 euro për qytetarët apo konsumatorët e energjisë elektrike. Të cilët investojnë në termoizolimin e shtëpisë, në termoizolimin e çatisë, të mureve të jashtëm dhe në ndërrimin e dyerve dhe dritareve të jashtme të cilat janë dy apo tre shtresor, apo që janë dritare dhe dyer efiqiente”, tha ai.

Gjocaj tha se këto investime të domosdoshme por të vonuara nga ana e Kosovës, pritet të ndikojnë në zvogëlimin e konsumit të energjisë elektrike.

“Normalisht se kjo ndikon në zvogëlimin e konsumit të energjisë elektrike për shkak se qytetaret e Kosovës në masë të madhe e shfrytëzojnë energjinë elektrike gjatë muajve të dimrit apo gjatë sezonit së ftoftë. Ku si shkak i mungesës së energjisë termike produkti më i lirë dhe me i lehtë për tu përdorur për ta ngrohur ambientin është energjia elektrike. Një hap i tillë është i domosdoshëm, por le të themi që është shumë i vonuar nga ana e Kosovës e i cili do të kontribuoj në zvogëlimin e konsumit të energjisë elektrike, ku direkt me zvogëlimin e konsumit normalisht se zvogëlohet edhe ndikimi në mjedis, gjithashtu janë edhe faktorët ekonomik që zvogëlohen”, tha ai.

Sipas Gjocajt procedurat e aplikimit për qytetarët janë të thjeshta dhe ato bëhen përmes portalit e-Kosova.

“Proceduar është shumë e thjeshtë përmes platformës e-Kosova secili qytetarë mund të kyçet dhe të plotësoj formularin e aplikimit. Me plotësimin e këtij formulari secili qytetarë që vendos të jetë pjesë e këtij subvencionimi duhet të zgjedhe një auditor të energjisë. Auditori i energjisë e sheh situatën e secilës shtëpi dhe vlerëson se çka duhet të investohet, velën të theksohet se FKEE-ja do të subvencionoj edhe pagesën ndaj këtij auditori në vlerën 150 euro”, tha ai.

Ai po ashtu tha se për Ekonomia Online shpjegoj edhe kriteret dhe procedurat. Ai theksoi se pagesa për izolimi e shtëpisë së pari bëhet nga konsumatori, ku pas përfundimit të punimeve FKEE-ja i transferon paratë tek konsumatori.

“Kriteret në përgjithësi nuk janë të vështira, kriteret janë që në 24 muajt e fundit apo në dy vitet e fundit, prej tyre 21 muaj duhet të jetë konsumi mbi 250 kilovat orë ku përmes kësaj një farë forme legjitimohet ajo lë të themi që ka banor aktiv, pra është konsumator aktiv dhe ka shpenzim të energjisë elektrike. Gjithashtu për pos kësaj duhet që shtëpia të mos ketë izolim termik apo të ketë ato në mas minimale ku qytetari më pastaj të ketë mundësin që të aplikoj për izolim të jashtëm të çatisë dhe të dyerve e dritareve”.

“Rrjedhimisht kjo procedure nuk është fare e vështirë dhe pas aplikimit, përmes e-Kosova dhe auditmit të energjisë së shtëpisë, secili qytetar dorëzon kërkesën në FKEE, Fondi në periudhën prej shtatë ditësh e miraton këtë kërkese, letra kthehet tekë konsumatori nënshkruhet dhe nën periudhën shtatë ditore dërgohet më pas te Fondi Kosovar. Për rreth tre ditë Fondi Kosovar do ta aprovojë kërkesën. Vlen të theksohet se pagesa së pari duhet të bëhen nga konsumatori, pra i gjithë investimi bëhet nga konsumatori dhe pas përfundimit të punimeve dëshmi se pagesave të transferit bankar e kështu me radhë, atëherë Fondi Kosovar transferon fondet në xhirollogarinë e konsumatorit dhe kështu përmbyllet ajo proceduar”.

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me hapjen e aplikimit për masat e radhës për rritjen e efiçiencës së energjisë.

Kurti tha se masat do të vlejnë vetëm për shtëpitë private. Përmes masave të reja, sipas kryeministrit qytetarët do të përfitojnë nga subvenciomi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Çunat e Londrës
    Të parët në listë për muajin korrik janë "Çunat e Londrës" në Has, që erdhën nga emigrimi dhe duke parë se pushteti vendor kishte harruar qytetin, ata vendosën vetë që të shtrojnë rrugën me asfalt. Me kontributet e tyre ata asfaltuan disa km rrugë në shërbim të komunitetit.
    Pushuesi në Velipojë
    I dyti është pushuesi në Velipojë, i cili pa që shumë plehra kishin pushtuar bregdetin. Kështu që ai mori një qese të zezë dhe filloi pastrimin. Edhe pse i vetëm, ai e ndërmorri këtë hap duke u bërë kështu shembull për të tjerët.
    Taksisti fisnik
    I treti është Zoti Metush, taksisti fisnik nga Tirana, i cili gjeti një portofol në makinën e tij dhe kërkoi t’ia dorëzonte të zotit. Ai shkroi në redaksinë e JOQ ALBANIA dhe situata mori zgjidhje.
    Zjarrfikësi i Tiranës
    I katërti është zjarrfikësi i Tiranës, i cili pas zjarrit që ra në “Astir” vetëm me një palë shkallë, ai shpëtoi të moshuarin që kishte mbetur në katin e tretë. Edhe pse merr një pagë qesharake, ai bëri maksimumin për të zbritur të moshuarin, që po asfiksohej nga tymi.
    I riu që ndihmoi qenin
    I pesti është i riu që i jepte ujë një qeni endacak, në Tiranë, pasi termometri shënonte mbi 45 gradë celcius. Në muajin Korrik, në Shqipëri temperaturat qenë ekstremisht të larta dhe ky i ri mendoi edhe për këto kafshë që nuk kishin askënd pranë.
    Qytetari që gjeti portofolin
    I gjashti është qytetari, që gjeti një portofol dhe brenda tij kishte 1000 euro. Ai nuk u mendua dy herë dhe shkroi në redaksinë e JOQ ALBANIA për t’ia dorëzuar të zotit.
    Zjarrfikësi nga Saranda
    I shtati është zjarrfikësi nga Saranda, i cili falë vullnetit dhe pasionit për punën iu gjet pranë një nën bashkë me vajzën e mitur pasi këto kishin mbetur në ashensor. Ajo kishte telefonuar të gjithë përgjegjësit e mundshëm që merren me bllokimin e ashensorëve, por vetëm ky zjarrfikës bashkë me një koleg kishte shkuar. Gjithashtu, ai pati përplasje me drejtues të OSHEE, pasi kishin ndërprerë dritat dhe nuk i shqetësonte aspak fakti që brenda në ashensor ishte një vajzë e mitur bashkë me të ëmën. Kështu që ai shqeu derën e ashensorit, që nënë e bijë të mbusheshin me ajër.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Mirela Kumbaro
    E para në listë është ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro. E preferuara e Ramës ka dështuar totalisht në menaxhimin e Turizmit në vend dhe më shumë e kemi fjalën tek rojet bregdetare. Për shkak të mungesës së rojeve bregdetare, shumë persona janë mbytur në plazhe. Kujtojmë këtu rastin e dhimbshëm, ku babai me dy djemtë e mitur u mbyt në plazhin e Vilbashtovës. Gjithashtu dhjetra qytetarë kanë denoncuar se kanë shkuar në plazhe ku nuk ka asnjë roje bregdetare.
    Pronari i ujit
    I dyti në listë është pronari i ujit në Gjinar. E kemi fjalën për atë zotërinë me makinën Benz, i cili kërcënonte banorët e zonës që të mos mbushin ujë, atje ku mbushnin të gjithë, pasi sipas tij e ka ai. Mirëpo uji është i të gjithëve. Gjithastu ai përdori edhe fjalë fyese ndaj banorëve.
    Babai ‘i çmendur’
    I treti është babai ‘i çmendur’, i cili zhyste pa pushim fëmijën në një pishinë të Tiranës, edhe pse i vogli qante me të madhe dhe sipas dëshmitarëve, po nxirrte edhe shkumë nga goja. Në lidhje me këtë rast nuk ka reaguar policia, por personat e pranishëm në vendngjarje, por jo vetëm, janë shokuar.
    Alfred Peza
    Alfred Peza, drejtori aktual i RTSH-së, i cili është kthyer në një Kapterr, pasi po shkarkon nga puna shumë persona në RTSH dhe ka emëruar miqtë e tij. JOQ Albania ka publikuar disa raste të punonjësve që janë shkarkuar pa asnjë arsye dhe janë emëruar persona të afërt të Pezës.
    Frida Krifca
    Frida Krifca, ministrja e Bujqësisë, që ende nuk dihet se ku ka çuar fondet e Bashkimit Europian. Ajo është në këtë listë, pasi është përgjegjësja kryesore, që Bashkimi Europian ndërpreu fondet për fermerët. Sipas Komisionit Europian, korrupsioni është arsyeja e ndërprerjes së fondeve.
    Turistja hajdute
    E gjashta në listë është turistja hajdute, e cila vodhi telefonin e një punonjësi karburanti. Pasi makina që ajo udhëtonte ndaloi në karburant, ajo doli me shpejtësi nga makina dhe vodhi telefonin, pa e parë punonjësi i karburantit.
    Arian Mema
    I shtati në listë është ish-inspektori i tatimeve në Pogradec, Arian Mema, i cili ngacmoi seksualisht një 25-vjeçare. Kjo e fundit, nga ngacmimi i 55-vjeçarit, humbi ndjenjat dhe përfundoi në spital.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit