Greqia vazhdon të kundërshtojë arrestimin e Fredi Belerit. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgos Gerapetritis, në një interviste është ndalur gjatë në të gjitha çështjet aktuale të diplomacisë greke, duke i dhënë një rëndësi të veçantë çështjes Beleri.
Sipas CNNgreece , ministri grek ka konsideruar qëndrimin e palës shqiptare si “një autogol” duke përdorur shprehjen tradicionale greke “mesa duket Shqipëria po qëllon këmbët e veta”. Ai thekson se me këto veprime qeveria shqiptare po i nxjerr pengesë vetes për në procesin e integrimit.
Gerapetritis e bëri të qartë se nuk ka mundësi që anëtarësimi i Shqipërisë në BE të vazhdojë kur ka një shkelje të tillë të shtetit të së drejtës dhe prezumimit të pafajësisë së Fredi Belerit për të arritur në përfundimin se tensioni i krijuar nuk është aspak i dobishëm për vendin fqinj.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Çunat e Londrës
Të parët në listë për muajin korrik janë "Çunat e Londrës" në Has, që erdhën nga emigrimi dhe duke parë se pushteti vendor kishte harruar qytetin, ata vendosën vetë që të shtrojnë rrugën me asfalt. Me kontributet e tyre ata asfaltuan disa km rrugë në shërbim të komunitetit.
Pushuesi në Velipojë
I dyti është pushuesi në Velipojë, i cili pa që shumë plehra kishin pushtuar bregdetin. Kështu që ai mori një qese të zezë dhe filloi pastrimin. Edhe pse i vetëm, ai e ndërmorri këtë hap duke u bërë kështu shembull për të tjerët.
Taksisti fisnik
I treti është Zoti Metush, taksisti fisnik nga Tirana, i cili gjeti një portofol në makinën e tij dhe kërkoi t’ia dorëzonte të zotit. Ai shkroi në redaksinë e JOQ ALBANIA dhe situata mori zgjidhje.
Zjarrfikësi i Tiranës
I katërti është zjarrfikësi i Tiranës, i cili pas zjarrit që ra në “Astir” vetëm me një palë shkallë, ai shpëtoi të moshuarin që kishte mbetur në katin e tretë. Edhe pse merr një pagë qesharake, ai bëri maksimumin për të zbritur të moshuarin, që po asfiksohej nga tymi.
I riu që ndihmoi qenin
I pesti është i riu që i jepte ujë një qeni endacak, në Tiranë, pasi termometri shënonte mbi 45 gradë celcius. Në muajin Korrik, në Shqipëri temperaturat qenë ekstremisht të larta dhe ky i ri mendoi edhe për këto kafshë që nuk kishin askënd pranë.
Qytetari që gjeti portofolin
I gjashti është qytetari, që gjeti një portofol dhe brenda tij kishte 1000 euro. Ai nuk u mendua dy herë dhe shkroi në redaksinë e JOQ ALBANIA për t’ia dorëzuar të zotit.
Zjarrfikësi nga Saranda
I shtati është zjarrfikësi nga Saranda, i cili falë vullnetit dhe pasionit për punën iu gjet pranë një nën bashkë me vajzën e mitur pasi këto kishin mbetur në ashensor. Ajo kishte telefonuar të gjithë përgjegjësit e mundshëm që merren me bllokimin e ashensorëve, por vetëm ky zjarrfikës bashkë me një koleg kishte shkuar. Gjithashtu, ai pati përplasje me drejtues të OSHEE, pasi kishin ndërprerë dritat dhe nuk i shqetësonte aspak fakti që brenda në ashensor ishte një vajzë e mitur bashkë me të ëmën. Kështu që ai shqeu derën e ashensorit, që nënë e bijë të mbusheshin me ajër.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Mirela Kumbaro
E para në listë është ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro. E preferuara e Ramës ka dështuar totalisht në menaxhimin e Turizmit në vend dhe më shumë e kemi fjalën tek rojet bregdetare. Për shkak të mungesës së rojeve bregdetare, shumë persona janë mbytur në plazhe. Kujtojmë këtu rastin e dhimbshëm, ku babai me dy djemtë e mitur u mbyt në plazhin e Vilbashtovës. Gjithashtu dhjetra qytetarë kanë denoncuar se kanë shkuar në plazhe ku nuk ka asnjë roje bregdetare.
Pronari i ujit
I dyti në listë është pronari i ujit në Gjinar. E kemi fjalën për atë zotërinë me makinën Benz, i cili kërcënonte banorët e zonës që të mos mbushin ujë, atje ku mbushnin të gjithë, pasi sipas tij e ka ai. Mirëpo uji është i të gjithëve. Gjithastu ai përdori edhe fjalë fyese ndaj banorëve.
Babai ‘i çmendur’
I treti është babai ‘i çmendur’, i cili zhyste pa pushim fëmijën në një pishinë të Tiranës, edhe pse i vogli qante me të madhe dhe sipas dëshmitarëve, po nxirrte edhe shkumë nga goja. Në lidhje me këtë rast nuk ka reaguar policia, por personat e pranishëm në vendngjarje, por jo vetëm, janë shokuar.
Alfred Peza
Alfred Peza, drejtori aktual i RTSH-së, i cili është kthyer në një Kapterr, pasi po shkarkon nga puna shumë persona në RTSH dhe ka emëruar miqtë e tij. JOQ Albania ka publikuar disa raste të punonjësve që janë shkarkuar pa asnjë arsye dhe janë emëruar persona të afërt të Pezës.
Frida Krifca
Frida Krifca, ministrja e Bujqësisë, që ende nuk dihet se ku ka çuar fondet e Bashkimit Europian. Ajo është në këtë listë, pasi është përgjegjësja kryesore, që Bashkimi Europian ndërpreu fondet për fermerët. Sipas Komisionit Europian, korrupsioni është arsyeja e ndërprerjes së fondeve.
Turistja hajdute
E gjashta në listë është turistja hajdute, e cila vodhi telefonin e një punonjësi karburanti. Pasi makina që ajo udhëtonte ndaloi në karburant, ajo doli me shpejtësi nga makina dhe vodhi telefonin, pa e parë punonjësi i karburantit.
Arian Mema
I shtati në listë është ish-inspektori i tatimeve në Pogradec, Arian Mema, i cili ngacmoi seksualisht një 25-vjeçare. Kjo e fundit, nga ngacmimi i 55-vjeçarit, humbi ndjenjat dhe përfundoi në spital.