Pak orë pas publikimit në JOQ, gjendet 77-vjeçari i humbur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.08.2023, 23:36

Është gjetur shëndoshë e mirë 77-vjeçari Sofo Tesho që u denoncua i humbur nga familjarët e tij.

I moshuari që vuan nga skleroza ishte larguar nga shtëpia e tij në Tiranë rreth orës 10:00. Bashkëshortja e tij duke mos gjetur asnjë zgjidhje pas denoncimit në polici, iu drejtua redaksisë së JOQ ALBANIA.

Pak orë pas publikimit të lajmit të humbjes së tij, familjarët kanë treguar se e kanë gjetur Sofon dhe ai ndodhet pranë tyre tani më.

Bashkëshortja falenderon të gjithë shqiptarët që ndihmuan në gjetjen e menjëhershme të 77-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit