Erion Veliaj po vret qentë endacakë të Tiranës, streha e tij i lë pa ushqim dhe kujdes shëndetësor

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.07.2023, 08:02

Në redaksinë e JOQ janë të shumtë rastet ku njerëzit, kryetarët e bashkive helmojnë, keqtrajtojnë kafshët endacakë. Institucionet vendore, në thuajse të gjitha qytetet i kanë lënë në mëshirë të fatit kafshët e gjora që ende në rrugë. Së fundmi, arsalbania, ka treguar me pamje gjendjen që lë për të dëshiruar, në të cilën ndodhen qentë në strehën e Bashkisë Tiranë.

Sipas arsalbania, në këtë vend, veterinerët e Bashkisë Tiranë po i vrasin qentë e kryeqytetit duke i lënë pa ushqim, pa kujdes mjekësor e duke i lënë të ngordhin të mbuluar nga feçet e tyre nën shoqërinë e mizave që i hanë të gjallë. Arsalbania i bën thirrje Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit që brenda 24 orëve të reagojë dhe këtë situatë skandaloze ta raportojë tek Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë i cili duhet të marrë masa.

Ndër të tjera, i bëhet thirrje edhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ministres Frida Krifca që të veprojë menjëherë në marrjen e masave konkrete dhe të mbyllë aktivitetin e strehës së Bashkisë Tiranë pasi po shkakton një situatë epidemie tepër të rëndë e cila po përhapet dhe në klinika e spitale të tjera ku çohen kafshët e sëmura për t’u kuruar dhe mund të infektojë qenin, por edhe pronarin e tij.

Denoncimi i Arsalbania:

Kjo eshte gjendja katastrofike ne te cilet mbahen qente ne strehen e Bashkise se Tirane. Atje ku tashme kasapet veteriner te Bashkise kane marre licence per te vazhduar per te vrare qente e kryeqytetit.

Me pare e benin fshehtas duke i ngulur gjilpera me acid ne zemer tani e bejne duke i lene te paushqyer e pa kujdes mjekesor qente e gjore qe vdesin neper kafaz te mbuluar nga feçet e tyre e mizat qe i hajne te gjalle.

@agjenciambrojtjeskonsumatorit keni nje situate epidemiologjike ne strehen tuaj me parvo dhe li, dhe ne baze te ligjit per sherbimin veterinar dhe akteve nenligjore ne fuqi KENI DETYRIMIN QE BRENDA 24 OREVE TE RAPORTONI kete situate menjëherë tek Autoriteti Kombëtar iVeterinarisë, i cili nga ana e tij duhet te marre masa urgjente per te adresuar kete situate.

Por ju jo vetem nuk merrni asnje mase per karantinimin e kafsheve te semura dhe pse prej kohesh e dini kete situate por vazhdoni te merrni kafshe nga rruga dhe ti vendosni ne te njejtet kafaz me qente e semure duke i vrare keshtu me dashje.

E me tej te beni dhe ate qe dini me mire te beni shfaqje me kafshet e gjora qe jane me prag te vdekjes.

I bejme thirrje @mbzhr_al Ministres @frida.krifca qe te marre masa urgjente per te mbyllur aktivitetin e strehes se bashkise Tirane pasi ka nje situate epidemie te rende dhe te zbatoje si e urdheron legjislacioni ne fuqi masat profilaktike, me qëllim kufizimin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive në kafshë.

Kjo epidemi po perhapet dhe ne klinika e spitale te tjera ku cohen kafshet e semura per tu kuruar dhe mund te infektoje dhe qen me pronar.

Ju lutemi te gjitheve kontaktoni ne me Ministren e Bujqesise ne [email protected] duke i kerkuar te marre masa te menjehershme kundrejt strehes qe menaxhohet nga Bashkia Tirane per shkak te semundjes se lise qe ka afektuar shume nga qente ne strehe.

Ne menyre absolute nuk duhet te meren kafshe te reja nga rruga e stafi veterinar duhet te marre te gjitha masat per te izoluar dhe kuruar kafshet e semura.

Ne do te njoftojme organizaten boterore te shendetit te kafsheve per ti bere te ditur situaten. Kete detyrim e kane autoritet tona bazuar ne nenin 22 te ligjit per sherbimin veterinar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Çunat e Londrës
    Të parët në listë për muajin korrik janë "Çunat e Londrës" në Has, që erdhën nga emigrimi dhe duke parë se pushteti vendor kishte harruar qytetin, ata vendosën vetë që të shtrojnë rrugën me asfalt. Me kontributet e tyre ata asfaltuan disa km rrugë në shërbim të komunitetit.
    Pushuesi në Velipojë
    I dyti është pushuesi në Velipojë, i cili pa që shumë plehra kishin pushtuar bregdetin. Kështu që ai mori një qese të zezë dhe filloi pastrimin. Edhe pse i vetëm, ai e ndërmorri këtë hap duke u bërë kështu shembull për të tjerët.
    Taksisti fisnik
    I treti është Zoti Metush, taksisti fisnik nga Tirana, i cili gjeti një portofol në makinën e tij dhe kërkoi t’ia dorëzonte të zotit. Ai shkroi në redaksinë e JOQ ALBANIA dhe situata mori zgjidhje.
    Zjarrfikësi i Tiranës
    I katërti është zjarrfikësi i Tiranës, i cili pas zjarrit që ra në “Astir” vetëm me një palë shkallë, ai shpëtoi të moshuarin që kishte mbetur në katin e tretë. Edhe pse merr një pagë qesharake, ai bëri maksimumin për të zbritur të moshuarin, që po asfiksohej nga tymi.
    I riu që ndihmoi qenin
    I pesti është i riu që i jepte ujë një qeni endacak, në Tiranë, pasi termometri shënonte mbi 45 gradë celcius. Në muajin Korrik, në Shqipëri temperaturat qenë ekstremisht të larta dhe ky i ri mendoi edhe për këto kafshë që nuk kishin askënd pranë.
    Qytetari që gjeti portofolin
    I gjashti është qytetari, që gjeti një portofol dhe brenda tij kishte 1000 euro. Ai nuk u mendua dy herë dhe shkroi në redaksinë e JOQ ALBANIA për t’ia dorëzuar të zotit.
    Zjarrfikësi nga Saranda
    I shtati është zjarrfikësi nga Saranda, i cili falë vullnetit dhe pasionit për punën iu gjet pranë një nën bashkë me vajzën e mitur pasi këto kishin mbetur në ashensor. Ajo kishte telefonuar të gjithë përgjegjësit e mundshëm që merren me bllokimin e ashensorëve, por vetëm ky zjarrfikës bashkë me një koleg kishte shkuar. Gjithashtu, ai pati përplasje me drejtues të OSHEE, pasi kishin ndërprerë dritat dhe nuk i shqetësonte aspak fakti që brenda në ashensor ishte një vajzë e mitur bashkë me të ëmën. Kështu që ai shqeu derën e ashensorit, që nënë e bijë të mbusheshin me ajër.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Mirela Kumbaro
    E para në listë është ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro. E preferuara e Ramës ka dështuar totalisht në menaxhimin e Turizmit në vend dhe më shumë e kemi fjalën tek rojet bregdetare. Për shkak të mungesës së rojeve bregdetare, shumë persona janë mbytur në plazhe. Kujtojmë këtu rastin e dhimbshëm, ku babai me dy djemtë e mitur u mbyt në plazhin e Vilbashtovës. Gjithashtu dhjetra qytetarë kanë denoncuar se kanë shkuar në plazhe ku nuk ka asnjë roje bregdetare.
    Pronari i ujit
    I dyti në listë është pronari i ujit në Gjinar. E kemi fjalën për atë zotërinë me makinën Benz, i cili kërcënonte banorët e zonës që të mos mbushin ujë, atje ku mbushnin të gjithë, pasi sipas tij e ka ai. Mirëpo uji është i të gjithëve. Gjithastu ai përdori edhe fjalë fyese ndaj banorëve.
    Babai ‘i çmendur’
    I treti është babai ‘i çmendur’, i cili zhyste pa pushim fëmijën në një pishinë të Tiranës, edhe pse i vogli qante me të madhe dhe sipas dëshmitarëve, po nxirrte edhe shkumë nga goja. Në lidhje me këtë rast nuk ka reaguar policia, por personat e pranishëm në vendngjarje, por jo vetëm, janë shokuar.
    Alfred Peza
    Alfred Peza, drejtori aktual i RTSH-së, i cili është kthyer në një Kapterr, pasi po shkarkon nga puna shumë persona në RTSH dhe ka emëruar miqtë e tij. JOQ Albania ka publikuar disa raste të punonjësve që janë shkarkuar pa asnjë arsye dhe janë emëruar persona të afërt të Pezës.
    Frida Krifca
    Frida Krifca, ministrja e Bujqësisë, që ende nuk dihet se ku ka çuar fondet e Bashkimit Europian. Ajo është në këtë listë, pasi është përgjegjësja kryesore, që Bashkimi Europian ndërpreu fondet për fermerët. Sipas Komisionit Europian, korrupsioni është arsyeja e ndërprerjes së fondeve.
    Turistja hajdute
    E gjashta në listë është turistja hajdute, e cila vodhi telefonin e një punonjësi karburanti. Pasi makina që ajo udhëtonte ndaloi në karburant, ajo doli me shpejtësi nga makina dhe vodhi telefonin, pa e parë punonjësi i karburantit.
    Arian Mema
    I shtati në listë është ish-inspektori i tatimeve në Pogradec, Arian Mema, i cili ngacmoi seksualisht një 25-vjeçare. Kjo e fundit, nga ngacmimi i 55-vjeçarit, humbi ndjenjat dhe përfundoi në spital.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit