Mariglen Disha jep pa garë 876 MLN lekë për fasadën e një shkolle, fiton familja e lidhur me bandat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.07.2023, 12:58

Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, e ka nisur këtë mandat me afër korruptive dhe flitet për shpenzime të majme. Më datë 26 korrik ai ka firmosur kontratën e tenderit me objekt “Ndërtim i shkollës së mesme Polis dhe ndërtim Palestre, Bashkia Librazhd”.

Në fakt bëhet fjalë për një shkollë dy katëshe ekzistuese dhe me këtë tender Disha vetëm sa do t’i rikonstruktojë fasadën dhe parashikon të ndërtojë një palestër të vogël, kur kjo shkollë prej vitesh vuan mungesën e sistemit ngrohës.

Akush në këto vite nuk ka menduar për këtë pjesë edhe pse një fshat si Polisi bën shumë ftohte gjatë stinës së dimrit. Në tabelën më poshtë tregohen edhe punimet që do të kruhen, ku kryesisht janë gërryerje dherash, suvatime dhe lyerje muri. Por, për këto punime Disha ka lënë në dispozicion fondin limit me vlerë 930 milionë lekë.

Sigurisht janë shumë, me aq para do kishte ndërtuar 3 shkolla në ato fshatra të Librazhdit ku nxënësit ecim me kilometra për të zhvilluar mësimin. Por, Disha sikur çdo kryebashkiak tjetër e ka mendjen tek paratë që do përfitohen.

Prandaj kontratën ai ka nënshkruar kundër ligjit sepse ja ka dhënë pa garë ofertës më të shtrenjtë. Në dokument tregohet se kanë paraqitur oferta 5 kompani, por 4 janë përjashtuar nga Disha sepse e kishte taksur këtë kontratë për firmën Ergi Shpk, në pronësi të Nuri Ballës.

Në fakt duket që dy firma të tjera paraqitën oferta më lira, por kryebashkiaku preferoi ta mbyllte procedurën pa garë fare.

Firma e Nuri Ballës është mjaft e njohur për tenderët që merre nga kryebashkiakët e Juglindjes. Madje, më 19 qershor 2023, kompania shtetërore “ECO-ELB” që ka në administrim landfillin dhe inceneratorin “Albtek Enery”, i ka dhënë firmës “ERGI Sh.p.k”, të drejtën e modifikimit, testimit dhe ndezjes së inceneratorit të Elbasanit, kundrejt vlerë 27.5 milionë lekë të vjetra.

Firma “ERGI Sh.p.k” që Bashkia dhe ministria e Financa-Ekonomisë si dikaster i linjës, kanë futur te inceneratorin i Elbasanit, është një prej 3 bizneseve të familjes “Balla”.

Ndërsa sipas dosjeve në e Prokurorinë Elbasan dhe në SPAK, e gjithë familja “Balla” si bashkëshortja Afërdita Balla; i biri Ergi Balla dhe e bija Joana Balla janë nën hetim për evazion fiskal, kontrabandë, pastrim parash, trafik droge dhe lidhje me bandat Sanxhaktari- Çela të kësaj zone. Paska grupe të forta Disha, prandaj dhe nuk i dridhet qerpiku në këto vjedhje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit