Problemet e veshëve janë më të shpeshtat veçanërisht tek fëmijët por nuk përjashtohen as të rriturit.
Mjekja otorinolaringologe, Klodiana Zaharia tha gjatw një interviste televizive se vajzat shpesh herë i dëmtojnë veshët duke i kruar me thonjtë e gjatë.
Gjatë verës shtohen edhe infeksionet e veshit për shkak të ujit të pishinave apo të detit.
“Vajzat me shqetësime të veshit nga ngacmimi me thonjtë e gjatë më vijnë në dimër dhe në verë. Mund të ndodhë gërvishtja. Në një moment që ti përpiqesh ta relaksosh, ta kruash ose ta masazhosh, mund të ndodhë që të gërvishtet dhe infektohet,” u shpreh Zaharia.