Alfred Peza pak javë më parë mori postin e drejtorit të RTSH-së.
Me të nisur punën e drejtorit ai nisi edhe me shkarkimet e personelit aktual dhe emërimet e ‘zarave’ dhe bashkëpunëtoreve të tij.
Dhuratën e parë si drejtor ai ia bëri punonjëses besnike të portalit të tij AlpeNews, Bora Xhani. Peza me skema banale dhe abuzive ka mundësuar largimin e drejtorit të programacionit Melsi Qirici dhe me urdhër të tij ka emëruar Bora Xhanin në këtë pozicion në RTSH në konflikt të hapur interesi, në shkelje të ligjit dhe duke shpërdoruar detyrën.
Por dhuratat dhe shkarkimet Alfred Peza nuk i ka mbyllur me kaq.
Së fundmi ai mësohet se ka shkarkuar nga detyra pa asnjë lloj motivi, edhe Gerald Ndrion, i cili merrej me problemet teknike në Radio Televizionin Shqiptar.
Ndrio është larguar sot nga puna, por ky largim ka ngritur shumë pikëpyetje pasi ai njihej nga të gjithë si njeri tepër punëtor dhe bashkëpunes me kolegët.
Duket se Peza ka hyrë me dorë të hekurt në RTSH pasi po largon atë staf që vërtetë bën punën rregullisht prej vitesh dhe po mban televizionin në këmbë pavarësisht skandaleve e problemeve të shumta.
