Pamjet/ Banorët humanë dhe policia e keqpaguar e Dukagjinit shpëtojnë turisten gjermane

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.07.2023, 22:41

Një mision shpëtimi për një turiste gjermane është ndërmarrë mbrëmjen e djeshme në Dukagjin. Kanë qenë efektivët e policisë së Dukagjinit dhe disa banorë të zonës që kanë shpëtuar një turiste gjermane, pasi ajo kishte rënë në një greminë të thellë.

Siç edhe tregon publicisti Prele Milani, ka qene bashkëshorti i turistes që pas katër ore udhëtimi ka kërkuar ndihmë në fshatin Pepsumaj.

“Si gjithmonë nuk ka munguar humanizmi dhe sakrifica e pazakontë për epokën moderne, i banorëve Kole Zefi, Mark Fiku Gjergj Kodrari dhe një nip i këtij te fundit qe kanë shkuare e kanë, gjetur të lënduarën në gjendje te rendë shëndetësore dhe menjëherë e kane vënë në vig (Barele supi e malësorëve) dhe udhëtuar si në filma heroik për mbi katër ore mes temperaturave përvëluese, terrenit te rrëpirët ku shtegtojnë vetëm dhite e egra.” -shkruan Prele Milani.

Ky veprim është për t;u vlerësuar, por edhe një këmbanë për të vlerësuar më shumë efektivët e policisë për punën që bëjnë.

Postimi i plotë:

Dje ne vendin e quajtur Kodra e Kunjit pikërisht në bërrylin ku dega kryesore Stupja bashkohet me Lumin e Shalës përballë, Gurit të Lekes, si një portik mbi resortin e Va Blinit(Lumi i Shalës) një turiste gjermane qe po udhëtonte drejt fshatit të Pepsumajve eshte rrezuar e ka rënë në një greminë të thellë karbonike duke thyer brinjët dhe pësuar hematoma te rënda trupore. Ka qene bashkëshorti qe pas katër ore udhëtimi ka kërkuar ndihme ne fshatin Pepsumaj te NJ. Ad. SHOSH. Si gjithmonë nuk ka munguar humanizmi dhe sakrifica e pa zakonte për epokën moderne, i banorëve Kole Zefi, Mark Fiku Gjergj Kodrari dhe një nip i këtij te fundit qe kanë shkuare e kanë, gjetur të lënduarën në gjendje te rendë shëndetësore dhe menjëherë e kane vënë në vig (Barele supi e malësorëve) dhe udhëtuar si në filma heroik për mbi katër ore mes temperaturave përvëluese, terrenit te rrëpirët ku shtegtojnë vetëm dhite e egra. Në ndihme te tyre janë vene edhe Inspektoret e Policise Sokol Kroni dhe Gjergj Ndershtiqej dhe ne orët rreth mesnate se datës 20.03.2023 e dëmtuara e rrëmbyer nga kthetrat e vdekjes ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodres e cila tashme është jashtë rrezikut për jetën. Është rasti i pestë qe komuniteti dhe policet e Postes se Dukagjinit u vine në ndihme dhe shpëtojnë jetë turistëve te huaj vetëm gjatë këtij sezoni deri te tanishëm. As një gjerman, francez as evropian perëndimore, nuk do bënte ketë sakrifice. Po mund ta bënte shteti, por jo as një qytetare, nuk do te linte çdo pune dhe t'i përvishej një beteje epike harushane si kjo. Ju evropian mondan që popullin baballarë te Evropës e keni veshur shpesh me aureolat më të shëmtuara te egërsisë, duke i përbuzë si qytetare te rëngut te tretë. Ju miq të mirë a keni sy me pa?! A keni e gojë me tregue këto histori te përvitshme shqiptare qe në tokat tuaj të begata kanë perënduar prej shumë vitesh. As kund në botë turistet ( tuaj ne shumë raste aventurier të natyrës ) nuk ndihen më të sigurt, më të mirëpritur dhe më të ndihmuar në çdo rast fatkeqësie në Shqipëri dhe sidomos ne malet tona. Tutet se rendja në trok të pa ndalur drejt ëndrrës Evrpianë, do të na çoj në bjerrjen e bujarisë, humanizmit karakterin të çeliktë burrëror, kultit te familjes dhe besës qe e kanë çuar zonjën e vjetër ne krizë te rendë morale. Mirënjohja për Kole Zefn, Mark Fikun Gjergj Kodrarin dhe vartësit e mijë Soklol Kroni është një bekim hyjnore i humanizmi, sakrifice të pa zakonte që buron si krojet bore nder zemrat bujare shqiptare . Ku jeni ju mediume zi ndjedhese qe heshtni si qyqe per gjithe keto rastite fatbadha ndersa patet bombarduar ekranete me vrasjen tragjike te cmendurit Sakol Mjaca.Apo vetem lajmi i zi paguhet ne guzhinat tuaja?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Çunat e Londrës
    Të parët në listë për muajin korrik janë "Çunat e Londrës" në Has, që erdhën nga emigrimi dhe duke parë se pushteti vendor kishte harruar qytetin, ata vendosën vetë që të shtrojnë rrugën me asfalt. Me kontributet e tyre ata asfaltuan disa km rrugë në shërbim të komunitetit.
    Pushuesi në Velipojë
    I dyti është pushuesi në Velipojë, i cili pa që shumë plehra kishin pushtuar bregdetin. Kështu që ai mori një qese të zezë dhe filloi pastrimin. Edhe pse i vetëm, ai e ndërmorri këtë hap duke u bërë kështu shembull për të tjerët.
    Taksisti fisnik
    I treti është Zoti Metush, taksisti fisnik nga Tirana, i cili gjeti një portofol në makinën e tij dhe kërkoi t’ia dorëzonte të zotit. Ai shkroi në redaksinë e JOQ ALBANIA dhe situata mori zgjidhje.
    Zjarrfikësi i Tiranës
    I katërti është zjarrfikësi i Tiranës, i cili pas zjarrit që ra në “Astir” vetëm me një palë shkallë, ai shpëtoi të moshuarin që kishte mbetur në katin e tretë. Edhe pse merr një pagë qesharake, ai bëri maksimumin për të zbritur të moshuarin, që po asfiksohej nga tymi.
    I riu që ndihmoi qenin
    I pesti është i riu që i jepte ujë një qeni endacak, në Tiranë, pasi termometri shënonte mbi 45 gradë celcius. Në muajin Korrik, në Shqipëri temperaturat qenë ekstremisht të larta dhe ky i ri mendoi edhe për këto kafshë që nuk kishin askënd pranë.
    Qytetari që gjeti portofolin
    I gjashti është qytetari, që gjeti një portofol dhe brenda tij kishte 1000 euro. Ai nuk u mendua dy herë dhe shkroi në redaksinë e JOQ ALBANIA për t’ia dorëzuar të zotit.
    Zjarrfikësi nga Saranda
    I shtati është zjarrfikësi nga Saranda, i cili falë vullnetit dhe pasionit për punën iu gjet pranë një nën bashkë me vajzën e mitur pasi këto kishin mbetur në ashensor. Ajo kishte telefonuar të gjithë përgjegjësit e mundshëm që merren me bllokimin e ashensorëve, por vetëm ky zjarrfikës bashkë me një koleg kishte shkuar. Gjithashtu, ai pati përplasje me drejtues të OSHEE, pasi kishin ndërprerë dritat dhe nuk i shqetësonte aspak fakti që brenda në ashensor ishte një vajzë e mitur bashkë me të ëmën. Kështu që ai shqeu derën e ashensorit, që nënë e bijë të mbusheshin me ajër.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Mirela Kumbaro
    E para në listë është ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro. E preferuara e Ramës ka dështuar totalisht në menaxhimin e Turizmit në vend dhe më shumë e kemi fjalën tek rojet bregdetare. Për shkak të mungesës së rojeve bregdetare, shumë persona janë mbytur në plazhe. Kujtojmë këtu rastin e dhimbshëm, ku babai me dy djemtë e mitur u mbyt në plazhin e Vilbashtovës. Gjithashtu dhjetra qytetarë kanë denoncuar se kanë shkuar në plazhe ku nuk ka asnjë roje bregdetare.
    Pronari i ujit
    I dyti në listë është pronari i ujit në Gjinar. E kemi fjalën për atë zotërinë me makinën Benz, i cili kërcënonte banorët e zonës që të mos mbushin ujë, atje ku mbushnin të gjithë, pasi sipas tij e ka ai. Mirëpo uji është i të gjithëve. Gjithastu ai përdori edhe fjalë fyese ndaj banorëve.
    Babai ‘i çmendur’
    I treti është babai ‘i çmendur’, i cili zhyste pa pushim fëmijën në një pishinë të Tiranës, edhe pse i vogli qante me të madhe dhe sipas dëshmitarëve, po nxirrte edhe shkumë nga goja. Në lidhje me këtë rast nuk ka reaguar policia, por personat e pranishëm në vendngjarje, por jo vetëm, janë shokuar.
    Alfred Peza
    Alfred Peza, drejtori aktual i RTSH-së, i cili është kthyer në një Kapterr, pasi po shkarkon nga puna shumë persona në RTSH dhe ka emëruar miqtë e tij. JOQ Albania ka publikuar disa raste të punonjësve që janë shkarkuar pa asnjë arsye dhe janë emëruar persona të afërt të Pezës.
    Frida Krifca
    Frida Krifca, ministrja e Bujqësisë, që ende nuk dihet se ku ka çuar fondet e Bashkimit Europian. Ajo është në këtë listë, pasi është përgjegjësja kryesore, që Bashkimi Europian ndërpreu fondet për fermerët. Sipas Komisionit Europian, korrupsioni është arsyeja e ndërprerjes së fondeve.
    Turistja hajdute
    E gjashta në listë është turistja hajdute, e cila vodhi telefonin e një punonjësi karburanti. Pasi makina që ajo udhëtonte ndaloi në karburant, ajo doli me shpejtësi nga makina dhe vodhi telefonin, pa e parë punonjësi i karburantit.
    Arian Mema
    I shtati në listë është ish-inspektori i tatimeve në Pogradec, Arian Mema, i cili ngacmoi seksualisht një 25-vjeçare. Kjo e fundit, nga ngacmimi i 55-vjeçarit, humbi ndjenjat dhe përfundoi në spital.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit