Në Gramsh më datën 20 korrik u regjistrua një konflikt mes 5 personave, për një vend parkimi. Para dy ditëve, policia bëri me dije se nga ngjarja kanë mbetur të plagosur dy të rinj, ndërsa tha se në sherr është përdorur grushti dhe sendet e forta.
Pas dy ditëve nga koha kur ndodhi ngjarja, mësohet se policia ka gënjyer pasi mohoi përdorimin e armës në konflikt, ndonëse në makinën ku arrestuan një i ri kishte shenja të plumbave. Tashmë policia ka pranuar se në sherrin mes 5 djemve ka pasur edhe përdorim të armës.
Ndërkohë është arrestuar 30-vjeçari me inicialet T.H për disa vepra penale dhe në kërkim është shpallur vëllai i tij, 26-vjeçari me inicialet R.H pasi dyshohet se ka qëlluar me armë sportive, teksa në hetim, është 20-vjeçari me inicialet M.M dhe 34-vjeçari me inicialet V.K.