Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.07.2023, 21:21
Një hoxhë nga Pogradeci, i quajtur Dritan Shaho, ka bërë disa akuza të rënda publike ndaj AKU se Frida Krifcës e Jeta Dedës.
Hoxha shprehet i revoltuar se AKU e Tiranës ka zbarkuar në qytetin e Pogradecit duke terrorizuar bizneset. Ai i quan ata vampirë të pashpirt e hajdutë ordinerë duke i akuzuar se janë gjobaxhinj.
Sipas hoxhës, nën kërcënimin se do t’u vënë gjoba deri në 10 milionë lekë, stafi i AKU detyron bizneset t’i japin ryshfet në vlera nga 500 mijë lekë deri në 1 milionë lekë për të shmangur gjobën ndaj shtetit.

Në vijim postimi i plotë:
Kini frikë Allahun o hajdutët e AKUsë të Tiranës që keni ditë që keni zbarkuar në qytetin e Pogradecit duke i terrorizuar bizneset që mezi po mbijetojnë dhe ju vampirë të pashpirt po ju merrni bakshishe nga 500 mijë e 1 milion nën presionin që do ju veme gjoba 10 milionshe. A ka kush ti kontrollojë këta kriminela ordinerë që po na i detyrojnë bizneset të falimentojnë nga mitmarrja dhe gjobat pa lidhje. Më dhimbset çdo qytetar që jeton këtu se jetojnē të mbajnë familjen duke qënë në rregull me taksat dhe pse skanë asnje mbeshtetje nga shteti dhe tani dhe këta nënpunësa ordinerē i rrënojnē duke i vjedhur. Ku eshte keshilla tolerimi perkrahja? Ligji duhet te jete bisturi në dorën e doktorit dhe jo hanxhar në dorën e kasapëve. Turp tju vijë do përgjigjeni para Allahut e mjerë për ju. Eh sa e shkurtër është dynjaja.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR