Opsion i ri për krijimin e familjes! ‘Conception’ synon të kirjojë vezë njerëzorë që rriten në laborator

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.07.2023, 11:59

Conception, një startup bioteknologjik me bazë në San Francisko, po punon në një teknologji novatore të quajtur gametogenesis in vitro që synon të krijojë vezë njerëzore në laborator. Qëllimi i kompanisë është të ofrojë opsione të reja për njerëzit që përballen me sfida në ngjizje, siç janë gratë që kanë humbur vezët e tyre për shkak të trajtimit ose rënies së fertilitetit të lidhur me moshën.

IVG gjithashtu mund t'u mundësojë çifteve të të njëjtit seks të kenë fëmijë të lidhur biologjikisht. Ndërsa pretendimet e Conception ende nuk janë vërtetuar në mënyrë të pavarur, kompania ka bërë përparim në krijimin e strukturave të quajtura folikula, të cilat janë thelbësore për maturimin e vezëve dhe shpreson të arrijë vërtetimin e konceptit brenda një viti.

Ky startup që po përpiqet të bëjë diçka të guximshme: të revolucionarizojë mënyrën se si njerëzit riprodhohen. Nëse arrihet, kjo do të ishte shipkja më e rrallë në këtë fushë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit