Alienët ekzistojnë? Kjo është një pyetje që vazhdon prej vitesh dhe akoma nuk ka një përgjigje konkrete. Por, zbulimi fundit nga Profesori Avi Loeb i Universitetit të Harvardit dhe ekipi i tij ngre edhe më shumë dyshime se alienët mund të ekzistojnë.
Ata kanë zbuluar mbi 50 copëza hekuri sferike në Oqeanin Paqësor, që besohet se janë nga materiali i parë i njohur ndëryjor që vjen nga një tjetër sistem diellor.
Materiali, i cili u zbulua në vitin 2014 në brigjet e Papua Guinesë së Re, kishte një masë të vlerësuar prej 460 kg dhe u konfirmua se ishte me origjinë ndëryjore. Zbulimi i këtyre objekteve hap një kufi të ri në astronomi, duke i lejuar shkencëtarët të studiojnë atë që qëndron përtej sistemit tonë diellor.
Të dhënat mbi objektin mbahen nga Qendra e NASA-s për Studimet e Objekteve Afër Tokës (CNEOS). Emri zyrtar i meteorit është CNEOS 20140108, dhe referohet gjithashtu si IM1 (për meteorin ndëryjor). Ekziston një hap shumë i madh shkencor nga vëzhgimi i tij deri në pretendimin se është një anije kozmike aliene.
Në ndjekje të mbetjeve të tilla, ekipi i Loeb mori në pyetje bazën e të dhënave CNEOS, duke kërkuar objekte me karakteristika të pazakonta orbitale. Pikërisht atëherë ata gjetën CNEOS 20140108 dhe, bazuar në shpejtësinë e tij të lartë, sugjeruan se ishte një meteor ndëryjor – duke i dhënë emrin më të menaxhueshëm të IM1.
Duke modeluar rrugën e topit të zjarrit, Loeb identifikoi një zonë specifike të Paqësorit Jugor, ku ai besonte se mbetjet nga IM1 do të depozitoheshin. Pas një operacioni gërmimi në zonë me një magnet të fuqishëm, ai tani pretendon se ka gjetur material nga IM1. Që është një material i pa njohur më par dhe pretendohet se vjen nga një sistem tjetër.