Qytetari denoncon mashtrimin: Më tha se kishte ngatërruar valixhet, Endritit i dhashë 50 euro dhe iku pa paguar

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 16.07.2023, 08:37

Një qytetar në Ksamil ka rënë pre e një mashtrimi nga një shtetas kosovar, i quajtur Endrit Lumi. Në denoncimin e bërë në redaksinë tonë, qytetari, i cili ka pronësi disa dhoma plazhi, ka mbajtur Endritin pa pagesë për shkak se ai ishte arsyetuar se i kishin ngatërruar valixhen në autobus.

Pasi qëndron 5 ditë në Ksamil dhe i merr edhe 50 euro pronarit të dhomave të plazhit, Endriti “avullon” dhe nuk i përgjigjet më telefonatave dhe mesazheve të qytetarit. Ky i fundit tregon me hollësi dinamikën e ngjarjeve, teksa paralajmëron se do ta denoncojë.

Ndërkohë, në video duket qartë sesi Endrit Lumi hyn në vendin ku punonte qytetari dhe i merr 50 euro me justifikimin se kishte mbetur pa para. Ndërkaq, ai në fund nuk ka paguar qiranë e dhomës dhe është “zhdukur” pa lënë gjurmë, duke përfituar nga dashamirësia e qytetarit.

“Pershendetje JOQ Albania! Para disa diteve nje person shqiptar qe jetonte ne Slloveni me emrin Endrit Lumi me kishte rezervuar nje dhome te shtepia qe disponoj ne Ksamil dhe kur erdhi me autobusat e Kosoves me tha qe ‘me fal vella po me kane ngaterruar valixhet dhe s’kam para me vete, per disa dite me vijne’.

E besova dhe i thashe: ‘Ne rregull, pa problem, gjera qe ndodhin dhe i ofrova ndihme se me erdhi keq se ndoshta kishte ngelur pa leke. Do te te them me vone nese me duhen me tha dhe ne pasdite me erdhi te zyra qe punoj dhe ja dhashe 50€ me gjithe qejf sic e shikoni dhe ne video, sepse mendova qe eshte shqiptar dhe t’i gjendem prane, por kur shikoj, sot kishte mbyllur deren e shtepise, kishte ikur dhe nuk i shkonin me mesazhet. Kam ngelur pa fjale, e futa ne shtepi per 5 dite pa pagese, i dhashe dhe 50€ dhe urdhero cfare me beri njeriu i ndyre.

Nejse 300€ mua as me ulin, as me ngrejne, por gjesti i ketij njeriu me ka lene pa fjale, edhe pse do e denoncoj dhe nuk e le me kaq. Faleminderit!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit