Teknologjia po përfshinë botën reale me ritme shumë të shpejta dhe robotët po zëvendësojnë njerëzit në shumë profesione. Së fundmi, shefi ekzekutiv i një startup teknologjik indian ka pushuar nga puna 90 për qind të stafit dhe i ka zëvendësuar me chatbot të mundësuar nga inteligjenca artificiale.
Suumit Shah, themelues dhe CEO i kompanisë së tregtisë elektronike me bazë në Bangalore, Dukaan, tha se roboti, i cili u ndërtua nga një prej shkencëtarëve të të dhënave të firmës, mund t’u përgjigjet pyetjeve fillestare menjëherë, krahasuar me stafin që merr mesatarisht një minutë dhe 44. sekonda.
Shah, i cili themeloi kompaninë në vitin 2020, tha se largimet nga puna ishin të vështira por të nevojshme, gjatë një kohe që shumë të tjerë në industrinë e teknologjisë dhe gjetkë nuk janë të sigurt për sigurinë e tyre të punës ndërsa prania e AI rritet.
Shah shtoi se shkurtimet e vendeve të punës kanë ulur koston e funksionit të mbështetjes së klientit me rreth 85 për qind.