OBSH ngre alarmin për ëmbëlsuesin artificial që përdoret te pijet e gazuara: Mund të jetë kancerogjen

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.07.2023, 10:00

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin në lidhje me rrezikshmërinë e ëmbëlsuesit artificial që përdoret gjerësisht në botë, i quajtur “Aspartame”. Në raportin e OBSH-së thuhet se ky solucion mund të ndikojë në shkaktimin e sëmundjeve kancerogjene.

“Gjetjet e provave të kufizuara të kancerogjenitetit tek njerëzit dhe kafshët, dhe e provave të kufizuara mekanike se si mund të ndodhë kancerogjeniteti, nënvizojnë nevojën për më shumë kërkime për të përmirësuar të kuptuarit tonë nëse konsumimi i Aspartame përbën një rrezik kancerogjen,” tha Dr Mary Schubauer- Berigan i programit të Monografive të IARC.

Aspartame përdoret në produkte të ndryshme, nga pijet e gazuara dietike Coca-Cola, te çamçakëzët, akulloret dhe pastë dhëmbësh.

Disa nga hulumtimet e rishikuara nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit të OBSH-së (IARC) tregojnë se mund të ketë një lidhje të mundshme midis Aspartame dhe kancerit të mëlçisë, sakaq theksohet se ky konstatim nuk është definitiv.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit